Kur ndonjë i afërt apo shok arrinë pak sukses, “vdes diçka në mbrendësin time”!?

Kultura

Kur ndonjë i afërt apo shok arrinë pak sukses, “vdes diçka në mbrendësin time”!?

Nga: Arben Kurteshi Më: 6 maj 2021 Në ora: 08:13
Arben Kurteshi

Kështu tha Gore Vidal shkrimtari i spikatur amerikan para kamerave televizive, dhe përshkroi më së miri zilinë!

Këtë fenomen të njohur, helmues dhe të pakuptimt e posedojnë edhe kafshët.

Një hulumtues amerikan kishte bërë një eksperimet dhe pas gjdo pune të thjesht që kishin kryer dy majmunët në kafazet e tyre i kishte shpërblyer me nga një copë trangu.

Por një ditë, njërin nga majmunët filloi ta shpërblente me kokrra të ëmbla të rrushit të zi, kurse tjetrin vazhdoi ta shpërblente me copa trangu, pas punës së thjesht. Kur majmuni që shpërblehej me copa trangu vërejti se, majmuni në kafazin tjetër pran tij po shpërblehej me kokrra të ëmbla të rrushit të zi mori ca copa trangu nga hulumtuesi dhe nga zilia filloi ta qëllonte atë, me copat e trangut.

Nëse korrë suksese dhe dëshiron që njerëzve rreth teje t’ja kursen emocionin e zilinë ndaj teje,  sillu modest.

Por nëse dëshiron që vetes t‘ja kursen zilinë ndaj atyre që korrin suksese në rrethin tuaj,  sa më parë prano ato suksese, sepse sa më herët që ti pranosh ato, aq më herët do të lirohesh nga ky emocion i pakuptimt dhe helmues për njeriun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat