Njërën borxh, tjetrën zanat

Kultura

Njërën borxh, tjetrën zanat

Nga: Musa Ahmetaj Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Tërë muajin që shkoi

Asnjë ditë nuk e huqe

Ag e terr në kafene

Herë raki- herë verë të kuqe

E sot në mëngjes herët

Edhe vendin e ndërrove

Në xhami në rend të parë

Afër hoxhës si qëllove

I pispillosur dhe veshur

Madje me shumë shije

Vështirë e ka psikologu

Ty të të bjerë në fije

Nuk ndalesh së betuari

“ Pasha këtë ditë “

E ke fituar bindjen

Që kalon cdo sitë

Shpesh edhe daklarohesh

Që ta kanë shumë inat

Kur e citon slloganin

Njërën borxh, tjetrën zanat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat