T’këqijtë ndëshkohen nga drejtësia

Kultura

T’këqijtë ndëshkohen nga drejtësia

Nga: Sami Arifi Më: 17 maj 2021 Në ora: 19:25
Sami Arifi

Ai që vrau njerëz në shtëpi,

anjëherë s’do të ketë lavdi!

Me pushtet s’vritet vëllau,

këtë e bëri veç dorë shkjau!

Kush shet trollin e atdheut,

s’është stërnip i Skënderbeut!

Ata që shitën edhe vranë,

s’janë të mirë kurrë për vëllaun!

Për t’shpëtu Kosovën legjendare,

u formua “Mbrojtja Kombëtare”

Të paguar nga Serbia,

atdhetarët,...i vrau mbreti nga Shqipëria!

Gjatë luftës kinse për rend të ri,

n’bashkëpunim me Jugosllavi!

I pari n’Shqipëri i ngrëni klyshët e tij,

populli mjer mbet pa fëmijë e pa shtëpi!

Atdhetarët s’ndahen n’parti,

ata janë veç për etni!

Qofshin të majtë apo djathtista,

qëndrojnë në shekuj sikur lisa!

Poshtërsit nga këta tradhtarë,

në pushtet për t’qenë t’parë!

Si atëherë edhe këta sot,

i mban n’shënjestër populli dot!

Vranë Hasanin, Avnin, Gurakuqin,

atdhetarëve ju vunë puqin!

Komandantë dhe ideolog,

u humbën gjurmët edhe sot!

Rrenacakët n’këto kohë t’vështira,

vëllavrasjeve ju thonë t’mira!

T’këqijtë në dritë t’i nxjerr drejtësia,

do të ndëshkohën nga shqiptaria!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat