Koha e kandidaturave

Kultura

Koha e kandidaturave

Nga: Musa Ahmetaj Më: 11 qershor 2021 Në ora: 18:28
Musa Ahmetaj

Pak me përkrahjen e familjes
Edhe pak në krye në veti
U kandidua alamet burri
Për president shteti

Premtoi çka nuk premtoi
Në kafene z. Sheremeti
Tani për tani jam i qëlluar
Për mua ka nevojë shtetit

Të gjithë ju këtë e dini
Nuk jetoj në fukarallëk
Në krahasim me të tjerët
Madje kam njerëzillëk

Pazaret kanë filluar moti
E di që nuk jam i fundit
Por kushtetuta me lejon
Të jem kandidat i katundit

Edhepse nuk di të shkruaj
As të flasë me gramatikë
Por nga posti i kryetarit
Kurrë nuk do të kam frikë

Duke më kënduar ninulla
Nëna kishte lënë amanet
Për të parin e këtij vendi
Më kishte uruar vetëm shnet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat