Çmimi që m’i dha dritë shpirtit tim të molisur

Kultura

Çmimi që m’i dha dritë shpirtit tim të molisur

Nga: Maxhun Smajli Më: 18 korrik 2021 Në ora: 19:05
Maxhun Smajli

Të merresh me artikuj në gazeta e revista është kënaqësi, pasi ato të nxisin dhe ta mprehin mendimin për të krijuar letërsi artistike. Dhe, si shperblim fiton simpatinë e lexuesit. Rrugëtimi i krijimtarisë sime kaloj edhe përmes luftës. Një jetë në rrugën e ndërgjegjës duke shtrirë trupin në shtratin e vuajtjeve pa fund, si të pa njohura dhe të pa ditura për shumë kë. E kam parë mundimin e popullit tim dhe kam dëgjuar si rënkojnë e, sot ua njoh dhembjet që kanë. Andaj, pjesa kryesore e krijimtarisë sime i takon popullit shqiptarë; në atdhe dhe jashtë atdheut.

Në një dhomë të vogël që për qeli e kam zgjedhur, dy malësor me vlera urtie e burrërie; Mr. Ing. Rexhep Nikçi dhe pinjolli i Xhujë Selmanit, Xhevdet Muriqi, ndezën një qiri në zemrën time.M’i dhanë dritë shpirtit tim të molisur nga pesha e rëndë e dheut të huaj, ku kisha kohë që ndihesha i këputur, madje edhe sapo ngrihesha nga krevati.

Image
Foto 1; Nikollë Casmaj dhe Ali DaciFoto 2; Ali Daci dhe Mr. Ing. Rexhep Nikçi

Nga atje ku pushon dielli e rrinë perënditë, nga naltësitë e Alpeve shqiptare, ma zgjatën dorën perënditë e më dhanë jetë. Nga Malësia; burimi i lirisë, nëna e idealeve të mëdha, atdheu i burrave që nxorrën kombin nga balta e robërisë, në tempullin e dijes, ku mendjet tona përqafohen nga mendime të shumta të autorëve të ndryshëm, më erdhi Çmimi “Pena Alpine”.

Si shqiponjat e naltësive shqiptare, mbi flatrat e veta, Mr. Ing. Rexhep Nikçi dhe Xhevdet Muriqi, bartën gjithandej trojeve tona Çmimin “Pena Alpine”. E dashura e sotme, 13 korriku 2021, më solli amanetin e njerëzve të mirë; Ramiz Lushit, Nikoll Camës, Ali Dacit dhe shumë të tjerëve, e cila më mori më veti magjishëm deri në thellësi të horizonteve pa fund qiellore.

Image
Në BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, nga e majta; Xhevdet Muriqi, M.S. dhe Mr.Ing Rexhep Nikçi

Kur mora në dorë këtë Çmim, një ndjenjë ma përshkoj trupin, duartë më dridheshin, çdo gjë m’u ngjall në mendjën time, e cila veç më pati ikur atje, shumë larg në vite, tek të bëmat e mia; mësimdhënja, biblioteka, lufta, marshi etj.. Atje, në trojet shqiptar, tek njerëzit e zemrës sime. Lotët filluan ta bënin të vetën. Janë lotë malli e nderimi që nuk bën të tretën në tepihun e bibliotekës. I futa në një gotë që të mos tretën, sepse shprehin mall, dashuri e respekt për njerëzit e mendjës dhe zemrës sime; Ramiz Lushin, Nikollë Camajn, Ali Dacin dhe shumë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat