Kur s’na lëkundë asnjë tërmet?!...

Kultura

Kur s’na lëkundë asnjë tërmet?!...

Nga: Sami Arifi Më: 11 tetor 2021 Në ora: 07:17
Sami Arifi

Nga forcat serbe ushtarako-policore t’këqia,

popullin tim e pat mbuluar zia!

Edhe n’errësirë për t’dhënë shkëndi,

t’mundohemi drejt për t’shkruar histori!

Jo, jo fare për t‘u lavdruar,

drejtësinë për ta ndriçuar!

S‘kemi kohë fare t’rrimë t’çetë,

t’mundohemi si t’ishim n’kiamet!

Nga armiqtë jemi t’rrethuar,

veç forcë e dijes mund për t’na shpëtuar!

T’punojmë pa ngurrim,

që t’gjejmë shpëtim!

Punët mirë t’i drejtojmë,

atdheun ta shpëtojmë!

Ta forcojmë zgjimin kombëtar,

t’largojmë nga fondet e shtetit ca qufar!

Ta ndalim hajninë,

me drejtësi t‘forcojmë shtetësinë!

T’bëjmë dije forcë për shtet,

s’na lëkundë kurrë asnjë tërmet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat