Deri kur kështu?...

Kultura

Deri kur kështu?...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 12 tetor 2021 Në ora: 11:18
Xhelal Hoxha

“Neve e kemi të vështirë që të jemi krejtsisht të lirë…
Ngase, kështu siç jemi, është bukur e vështirë
Që ta ndryshojmë, ndërrojmë gjendjen e status-kaos që kemi...
Sepse, ose jemi oportunist, ose koketojmë me pushtetin;
ose jemi opozitë e pa vlerë, e pa rëndësishme, për jetën e popullin;
dhe e pa dobishme, për veten, kombin dhe shtetin tonë!

Prandaj, duart kryq rrimë, jemi kështu si jemi;
Kokat  lart i mbajmë, rrimë në kokërr të shpinës
Andaj, edhe punët e deri tanishme kështu i kemi,
Ngase shpeshhere punojmë e ndërtojmë si tinëz...
Neve shumë, e më  shumë, mbështetemi tek turma fiktive
që shkon qorr sokakut,  sy mbyllur dhe i grumbulluar,

E kurrsesi nga idealja, realja dhe Kombëtarja
Dhe dija e mendimit kritik, progresiv e kolektiv

Ne do ta kemi të vështirë, që të jemi krejtësisht të lirë:
Deri kur kështu, populli im i mirë?!”... 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat