Mbi tetë dekada dritë historie dhe e perspektivës

Kultura

Mbi tetë dekada dritë historie dhe e perspektivës

Nga: Sadri Rexhepi Më: 7 mars 2022 Në ora: 15:32
Sadri Rexhepi

Shkolla Fillore e Besisë e Komunës së Prishtinës këtë vit shënon 81 Vjetorin e themelimit dhe punës. Kjo ishte shkolla e parë shqipe në këto anë, e cila mbi tetë dekada me radhë pa ndërprerje ka vazhduar punën arsimore, që faktikisht ishte një dritë historike dhe e përspektivës e popullit shqiptar në këtë regjion dhe në Kosovë. Ideator dhe realizues i idesë për hapjen e shkollës shqipe në Besi në vitin 1941, në atë interval kohor ishte kryetari i komunës së Besisë, Shaban Tenezhdolli i cili u përball shumë herë më forcat kanibaliste, sadiste e serbosllave.

Për hapjen e shkollës shqipe në Besi e kishte përkrahur edhe madhështori dhe ideatori i krijimit të Shqipërisë Etnike, Xhafer Deva. Deri në pëfundim të Luftës së Dytë Botërore shkolla mbante emrin ,,Demë Ahmeti’’ e mësues i parë i shkollës në fjalë ishte Pëllumb Radovica nga një vend i Shqipërisë. Kurse pas vitit 1945 e deri më sot shkolla në fjalë mban emrin e komunistit Nexhmi Mustafa. Populli shqiptar i Kosovës i gjetur menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe formimit të ish Jugosllavisë titoiste, pas vitit 1945 kur udhëheqja më e lartë jugosllave në krye me Josip Broz Titon, atë territor ku banojnë sot shqitarët nuk e ndërpreu vazhdimin e shkollës shqipe, edhe pse për pak vite e transferoi në Bardhosh, por pas pak vitesh e ktheu prapë në Besi.

Në kohën e pas ’45-shit, Krahina Socialiste e Kosovës udhëhiqej nga Fadil Hoxha dhe klika e tij. Gjithashtu, Hoxha me klanin e tij jo vetëm që udhëhiqte Kosovën, por edhe e përfaqësonte atë në Kuvendin Jugosllav.

Mirëpo, gjendja ekonomike, politike, kulturore, arsimore, etj., e shqiptarëve kudo që jetonin ata në atë krijesë artificiale, përkatësisht në Jugosllavinë tito –rankoviqiste, veçmas deri në vitin 1966, kur u rrëzua nga pushteti, satrapi serb Aleksandër Rankoviq, ishte shumë e rëndë. Kjo kohë e rëndë, duke u bazuar në atë se shqiptarët në atë interval kohor në të gjitha trevat ku jetonin ata në kuadër të Jugosllavisë, po edhe në Krahinën e Kosovës, atëherë konsideroheshin si popull i dorës së tretë apo katërt.

Numri i fëmjëve shqiptarë që ndiqnin shkollimin fillor dhe të mesëm në fillim ishte i vogël, por me kalimin e kohës filloi të rritej, pasi që mësimi në shkollat fillore mbahej në gjuhën shqipe, kurse në shkollat e mesme, pos Shkollës Normale ku mësimi mbahej në gjuhën shqipe, në shkollat tjera për dy dekada mësimi mbahej vetëm në gjuhën serbe. Miëpo, pas rënies së Rankoviqit, në shkollat e mesme, mësimi mbahej në gjuhën shqipe.

Ndërsa, numri i studentëve nga radhët e shqiptarëve ishte shumë i vogël, pasi që studimet përveç degës së abanologjisë mund të kryheshin vetëm në gjuhën serbe. Së këndejmi, pjesa dërrmuese e atyre nxënësve e studentëve që nuk mund të kryenin shkollimin në gjuhën serbe, u drejtuan për në Shkup, Sarajevë, Zagreb, Lubjanë, Novi Sad e ndonjë student edhe në Beograd, derisa u hapën disa fakultete në Kosovë, kurse në vitin 1970 hapet Univsiteti i Prishtinës. Disa nga ata nxënës të kësaj shkolle shqipe të Besisë, mbaruan edhe arsimin e mesëm dhe superior, si dhe mbaruan magjistratura dhe doktorantura dhe u punësuan në institucionet e ndryshme edukativo-arsimore të Kosovës, si dhe në fakultete të ndryshme të UP-së, sikurse Ing.Nazmi Mustafa, Prof.Dr. Osman Leci, Prof.Dr. Ejup Statovci, Prof.Dr. Iljaz Rexha, Prof.Dr. Muhamet Mustafa, Prof.Dr. Nexhmi Rexha, Prof.Dr. Ismail Pireva, Prof.Dr.Isak Mustafa Vehbi Kikaj, Zeqir Gërvalla, Adil Pireva, Rushit Osmani, Aziz Rexha, poeti Xhafer Osmani, Feriz Osmani, Sejdi Osmani dhe disa të tjerë.

Ndëkaq, pjesa dërrmuese e atyre shkollarëve që kryen shkollën në Besi, u drejtuan në Shkollën Normale në Prishtinë dhe pasi e kryen atë shkollë, u kthyen në vendlindjet e tyre të dashura, në fshatra e disa edhe qytete të Kosovës, ku u punësuan dhe dhanë një kontribut të çmuar në ngritjen e vetëdijes kombëtare, jo vetëm tek nxënësit, por edhe tek e gjithë popullata e gjithmbarshme shqiptare.

Sipas të dhënave statistikore nga viti 1975 deri në vitin 1985 arsimi shqip arriti një shkallë të kënaqshme, por jo edhe ashtu siç e kanë merituar shqitarët në Kosovë.

Kjo që u tha deri më tani, u vërtetua në vitin1981 kur pasardhësit e brezave të parë të arsimit dhanë një kotribut të çmueshëm nën drejtimin e rinisë shkollore të këtyre fshatrave përreth Besisë, të cilët triumfuan kundër policisë serbe, të cilët kishin ardhur të paftuar në Kosovë për t’i shtypur demonstratat e rinisë shqiptare që kërkonin ngritjen e statusit të Kosovës në republikë. Në prillin e vitit 1981 rinia shkollare e kësaj treve, të këtyre fshatrave arriti t’i çarmatoste policinë serbe dhe t’i pengojnë shkuarjen e tyre në Prishtinë për të shtypur demonstruesit paqësor atje. (…).

Mjerisht, demonstratat e vitit 1981 në Kosovë ndikuan dukshëm në frenimin e sukseseve të arsimit shqip në Kosovë, me diferencimin e mësimdhënësve dhe largimin e tyre nga puna.

Nga viti 1981 deri në përfundim të sistemit komunist mësimëdhësit shqiptarë për më të voglin dyshim diferencoheshin, largoheshin nga puna, burgoseshin, maltretoheshin dhe torturoheshin pamëshirshëm nga udhëheqja sllavo-serbe dhe shqiptarët servil.

Arsimi shqip në Jugosllavi përjetonte ditët më të vështira, veçmas në kohën satrapit Sllobodan Millosheviq, kur nxënësve shqiptarë ju bëhej padrejtësi (…), padrejtësi kjo që nuk ndodhte te asnjë popull tjetër në Evropë, përveç shqiptarëve autokton që jetonin në ato hapësira të pushtuara nga sllavo-serbo-malazezo-maqedonët.

Mirëpo, shqiptarët liridashës të radhitur në organizatat ilegale të prira nga shumë veprimtarë të kësaj ane me shokë që vepronin nga viti 1941 e këndej, gjeneratë pas gjenerate, deri te lufta e fundit shqiptaro-serbo-maqedone e vitit 1998-99-2001, nuk janë pajtuar kurrë me gjendjen e rëndë ekzistuese, andaj sikur në historitë e mëhershme e vazhduan rrugën e çlirimit me në krye Adem Demaçin.

Mirëpo, ajo rrugë e çlirimit nga sundimi i ri serbo-jugosllav, nuk ishte e lehtë, sepse me të mbaruar funksionimi normal i ish federatës jugosllave, nisi Lufta e popujve që ishin pjesë përbërse e asaj krijesë artificiale për formimin e shteteve nacionale.

Ishte një periudhë e pakohë për shqiptarët në Jugosllavi në të cilën periudhë regjimi pushtues serbo- sllav e thelloi sundimin mbi popullin shqiptar. Në ato rrethana, vetëdija kombëtare e shqiptarëve për çlirim ishte e madhe dhe veçmas pas erërave demokratike të Evropës të viteve të nëntëdhjeta që fryenin edhe në Kosovë e vise tjera të Jugosllavisë ku jetonin shqiptarët.

Në ato rrethana tepër të rënda, veçmas për shqiptarët në Juosllavi, të drejtat e tyre i mbronin para faktorit ndërkombëtar disa udhëheqës të disa partive politike legale shqiptare në Jugosllavi.

Mirëpo, ajka e shqiptarëve të Jugosllavisë të cilët punonin në Universitetin e Kosovës nuk qëndruan duarkryq. Ata nën drejtimin e kolosëve kombëtarë dhe shkencorë për kohën e tyre, sikurse ishin Ibrahim Rugova , Adem Demaçi, Ismail Kadare, Shën Tereza, Skënder Rizaj, Antton Cetta, Rexhep Qosja, Mark Krasniqi, Gazmend Zajmi, Mujë Rugova e të tjerë me shokë, kërkuan nga faktori ndërkombëtar, ruajtjen e popullit shqiptar nga barbaria serbe. Së këndejmi, shkolla shqipe kudo që veproi i hapi rrugë përspektivës dhe të ardhmes së popullit tonë për një jetë normale në paqe dhe liri dhe shtetndërtim, si pjesa dërrmuese e popujve të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat