Lamtumirë luftëtar

Kultura

Lamtumirë luftëtar

Nga: Skënder Karaqica Më: 8 maj 2022 Në ora: 19:39
Skënder Karaqica

Malet me thanë
luftëtari e vari pushkën
në lisat e Drenicës
dhe shkoi të pushoj pak

Malet me thanë
luftëtari e vari pushkën
në lisat e lirisë
dhe u betua për Kosovën

Malet me thanë
luftëtari e vari pushkën
në muzeun e popullit
dhe shkoi me lamtumirë

Malet me thanë
luftëtari e vari pushkën
brezave të Republikës
u tha e gëzofshi lirinë

Malet me thanë
luftëtari  e vari pushkën
dhe u përshëndet
me diellin e Kosovës.

Malet me thanë
lamtumirë luftëtar
lamtumirë pushka e maleve
Lamtumirë Drenicë

Çikago,8 maj 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat