Në vend të biografisë

Kultura

Në vend të biografisë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 23:15
Autori Agim Desku

Nëse më kërkoni biografinë
E kam në ditëlindjen time të lirisë
Pranë zjarreve të Prekazit dhe udhëton Rrugës se Kombit
Deri në Vlorë se nuk ka kohë për asnjë ndalesë

Në Çamëri me pushue dhe me marrë pakëz frymë të lirë
Më u kthye për Tetovën e bukur dhe në Manastir
Ku mësova 36 shkronjat e bukura të alfabetit të gjuhës shqipe


Po deshet të më njihni ma mirë shikoni betejat e heronjve të Kosovës
56 yjet e Prekazit që ranë në luftën heroike për të qenë të gjallë
Në zemrat tona të dardanëve çlirimtarëve për ëndrrat e lirisë
Biografinë ma gjeni në jetën e bukur pranë miqve që na ndihmuan ta vrasim ferrin

Pas zjarrëve të Prekazit biografia ime më del deri në Shkëlzen
Dhe s`ka me përfundue për asnjë çast deri sa t`i di rrënjët e mia pellazge
Që këngëtarët popullor i ruajnë trimëritë e brezave nëpër huta e lahu ta

Por në mendje më rri Homeri përse shëtiste në pik të ditës me fener të ndezur
Apo kishte frikë të tregonte të vërtetën e diellit pellazg
Se pas diellit ishim ne banorët e parë të tokës
Dhe yjet erdhen pas neve nëtëve për të na ndriçue

Atëherë kur të bashkohemi me një mendje e marrim edhe një emër të ri
Emrin e parë të njerëzimit në tokë herët a vonë kjo e vërtëtë na takon
Kjo do të jetë festa e ditëlindjes sime për të krijue biografinë time.
25 tetor 2022 AGIM DESKU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat