​Kori “Siparantum” fiton në kategorinë më të vështirë të Festivalit “Lisbon Sings”

Kultura

​Kori “Siparantum” fiton në kategorinë më të vështirë të Festivalit “Lisbon Sings”

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 11:08
​Kori “Siparantum”

Kori Siparantum po e përfaqëson Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në Festivalin Internacional të Koreve “Lisbon Sings” – Portugali, në mesin e 22 koreve nga 17 shtete të botës. Ata kanë arritur që edhe një herë tjetër të fitojë vendin e parë në kategorinë më të vështirë të festivalit (Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I )

Lajmin e ka bërë të ditur dirigjenti, Memli Kelmendi, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.

“Wohooooo Historia përseritet prap Fitues n’Portugali!

Fitues të Kategoriaë A1 – Vendi i Parë – Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I, Kategoria më e vështirë e festivalit) + Golden Diploma

Puna po shpërblehet. Falemnderit gjithë antarëve të korit për sakrificën dhe përkushtimin maksimal.

Urime Kosovë “, thuhet në postimin e tij.

Ky aktivitet është pjesë e “WORLD’S BEST CHOIRS Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat