Nën tytën e pushkës

Kultura

Nën tytën e pushkës

Nga: Agim Desku Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

-Patriakanës se Pejës

I rujta shekujt shqip

Si sytë e ballit

Unë plisi i bardhë

Rugovas

Derisa erdhen kopetë

Nga Karpatet

Nën tytat e pushkës

Ma morën Patriakanën

Sikur shpirtin ma morën

E lyen mbi freska

Të piktorëve shqiptarë

E ngjyen me lloj lloj bojnash

E bënë gati për mushkë

Nuse nuk u bë kurrë

Është lidhur për toke

Si mishi me thonin

Për Zotin këtu s'ka lutje

Veç demonë

Të shndërruar në djajë

Luten për mëkatet

Që s'mund t'ia lajnë

As e tërë bota.

14 Nëntor 2022 AGIM DESKU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat