Shqiptarët nuk po lexojnë më, sfida e Panairit të Librit rikthimi i lexuesit

Kultura

Shqiptarët nuk po lexojnë më, sfida e Panairit të Librit rikthimi i lexuesit

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 18:47
Ilustrim

Edicioni i 25-ë i Panairit të Librit nis me sfidën për të rifituar lexuesin.

"E njohim këtë gjendje por është mirë që doli përpara Panairit të Librit që ta kuptojnë të gjithë, edhe ne, edhe ju dhe në radhë të parë institucionet dhe shteti që jemi në një situatë shumë të vështirë. Ku 80% e shqiptarëve nuk e kanë mendjen te libri, ne punojmë për 20%."

Të dhënat tregojnë se 78% e shqiptarëve nuk e kanë lexuar dhe nuk e kanë blerë një libër vitin e fundit.

Për kreun e Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, faji është i politikave të munguara nga institucionet shtetërore.

"Kemi kaq vjet që i biem kësaj këmbane. Shkolla të jetë e hapur për librin. Ne si Shoqatë e Botuesve të bëjmë festivale të librit në Korçë, në Shkodër, Pogradec dhe Durrës."

Nëse Panairi i Librit tërhiqte lexues edhe për shkak të uljes së çmimeve të librit, këtë vit pritet që të ketë një shtrenjtim të këtij produkti.

"Çmimi i letrës është rritur 80% këtë vit, kemi ulur tirazhet dhe kemi rritur shumë kostot e prodhimit. Ndërkohë çmimin e librit e kemi rritur 1 mijë lekë më shumë, ndërkohë që kostoja është rritur gati dyfishi. Rritja e çmimit të letrës është fenomen botëror."

Panairi i Librit pritet që të mbahet nga data 16-20 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat