Si është krijuar gjuha?

Kultura

Si është krijuar gjuha?

Nga: Fatmir Iliazi Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 18:55
Filozofi i shquar antik, Sokrati

Ndër shkrimet më të vjetra të Egjiptit të lashtë është Teologjia Memphite. Kjo teologji përshkruan konceptimin dhe krijimin e universit nga zemra dhe gjuha e perëndisë Ptah:

"Janë dhëmbët dhe buzët ne gojën e Ptah që vendosin emrat e gjithçkaje, nga e cila dolën Shu dhe Tefnut, dhe që ishte modeli i Ennead-it.

Janë shikimi, dëgjimi dhe nuhatja, ato qe i raportojnë zemrës. Është zemra ajo që bën që çdo koncept i plotësuar të dalë prej saj dhe është gjuha ajo që thotë atë që vendos zemra. Kështu u formuan të gjithë perënditë dhe Ennead-i i tij u përfundua. Çdo fjalë e zotit erdhi në jetë me atë që vendosi zemra dhe që e tha gjuha."

Një teori e tillë nuk është krejtësisht e panjohur sot. Në Dhiatën e Vjetër ne gjejmë fjalën e Perëndisë "Dhe Perëndia tha: Le të jetë dheu dhe u bë dheu. Le të jetë qielli dhe u bë qielli..." Në të gjejmë gjithashtu emërtimin e kafshëve si pjesë e historisë së krijimit.

Në Dhiatën e Re doktrina e Fjalës krijuese gjendet në kapitullin e parë të Gjonit. Të dhëna si këto gjenden përgjatë traditave të njerëzve të lashtë. Këto afruan vetëm bazën për diskutimin e mëvonshëm për gjuhën.

Nuk ishte ndryshe njohja deri në fillim të filozofisë me ane te cilave behet e mundur fillimi i përgjigjes së pyetjeve dhe problemeve të lidhura me krijimin e gjuhës.

Në fillimet e filozofisë shihet pikënisja e debatit kryesor rreth gjuhës nëse fjalët e gjuhës kanë lidhje me objektet që ato përfaqësojnë ose nuk kanë lidhje, dhe janë arbitrare.

Pyetja e ngritur në atë kohë ishte:

A kanë fjalët lidhje me objektet që ato përfaqësojnë apo janë thjesht një vendosje arbitrare?

Ky është një ndërlikim i mëtejshëm i pyetjes së nënkuptuar nga qasjet mitologjike.

Sepse nëse fjalët dhe tingujt e gjuhës kanë lidhje me cilësitë e objekteve që ato përfaqësojnë, lidhja midis fjalës dhe objektit është ndërtim jo arbitrar, ndërsa, nëse fjalët e gjuhës nuk kanë lidhje me cilësitë e objekteve që ato përfaqësojnë, marrëdhënia midis fjalës dhe objektit është arbitrare.

Platoni i kushtoi një dialog, Cratylus, diskutimit të këtyre dy qëndrimeve siç kishin evoluar deri në kohën e tij. Dy pjesëmarrësit në dialog, përveç Sokratit, janë Hermogenes dhe Cratylus, përkatësisht përfaqësues të shkollave të mendimit, lidhjes natyrore dhe lidhjes arbitrare.

Sokrati mbron tezën që nëse pranohet se fjalët e gjuhës janë një marrëveshje arbitrare kjo të çon në subjektivizëm të plotë dhe shkatërron çdo kuptim të fjalëve të gjuhës.

Teoria kryesore, teoria e vetë Platonit, është se ka ngjashmëri të qenësishme midis fjalës dhe objektit që ajo përfaqëson, veçanërisht në elementet nga të cilët përbëhet fjala, por që në gjuhët ekzistuese kjo ka humbur në një masë të caktuar.

Besimi i Platonit në lidhjen natyrore të fjalës dhe objektit u kundërshtua nga përkrahësit e Aristotelit për teorinë arbitrare të origjinës së fjalës. Aristoteli nuk ka lënë asnjë studim për origjinën e gjuhës, qëndrimi i tij është i qartë në shkrimet e tij ku ai supozoi se fjalët kanë kuptimet e tyre nga një burim krejtësisht arbitrar.

Po jap poshtë një pjesë të dialogut Cratylus.

Sokrati: Le të kthehemi në pikën nga e cila u larguam. Ju po thoshit, ju kujtohet, se ai që ka vënë emrat duhet t'i ketë njohur me pare gjërat që ai emëroi. A jeni akoma i atij mendimi?

Cratylus: Po jam.

Sokrati: Dhe a do të thoshit se edhe vënësi i pare i emrave kishte njohuri për gjërat që ai emëroi?

Cratylus: Po.

Sokrati: Por si mund ai të ketë njohuri për gjëra nga emrat e tyre kur emrat ende nuk ishin vendosur? Sepse nëse jemi korrekt me këndvështrimin tonë, mënyra e vetme për të mësuar ose zbuluar gjërat është ose ti zbulojmë vete ose t'i mësojmë ato nga të tjerët.

Cratylus: Unë mendoj se është e drejtë ajo që thua.

Sokrati: Por nëse gjërat duhet të njihen vetëm përmes emrave, si mund të supozojmë qe krijuesit e pare te emrave kanë pasur njohuri, ose kanë qenë ligjvënës, përpara se të kishte emra, dhe për rrjedhim përpara se ata të mund t'i njihnin? (Cratylus 438a)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat