Emra eminentë në të mirë të arsimit shqip

Kultura

Emra eminentë në të mirë të arsimit shqip

Nga: Selman Etemi Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 16:05
Selman Etemi

Emra që me veprimtarinë e tyre arsimore dhe kombëtare mbetën në historiografinë e arsimit shqip jo vetem në komunën e Klinës, por edhe më gjerë. Sidomos, kur flasim për periudhën e viteve 50/60/70 e 90-ta, ndeshim emra, jo vetemqë u përballën me shumë vështirësi të kohës, që analfabetizmi pothuaj dominonte në tërë Kosovën, por ishin përballjet edhe me sunduesin e kohës, që, çdo gjë shqipe përpiqej ta zhdukte, dhe elementi shqiptar të ç’rrënjosej.

Nga shumë emra, që e bënë gjithë të munduren, që arsimi dhe shkolla shqipe të zhvillohej dhe funksonojë, po veçojmë:

Hajrullah Drançolli, (Pejë, vietet 50-ta punoi e veproi në Klinë/Grabanicë)

Selim Aruqi, (Drenicë, 50-60, punoi në K Klinë/Jagodë)

Avdyl Krasniqi, (Babë i Xhevë Lladrofcit, punoi në K Klinë/Ujmir, Drenoc, etj)

Vesel Krasniqi, (Klinë, mësues dhe veprimtar i denjë i arsimit dhe çështjes kombëtare)

Nezir Gashi, (Graboc/Pejë, mësues në v. 60-ta, në K Klinë/Drenoc, i burgosur e i persekutuar)

Idriz Gjonbalaj, (Vuthaj, M. i zi-Pejë, v. 60/70/ta, në K Klinë/Drevoc etj)

Fazli Gjevukaj, (Rugovë, Pejë,v. 60/70-ta, në K Klinë/ Drenoc –drejtor historik i kohës, etj)

Rexhep Dedushaj, (Pejë, punoi në K Klinës, v. 60-ta)

Xheto Vukpalaj, (Mal i zi, punoi në K Klinë, v. 60-ta)

Bardhec Raci, (Siçevë, Klinë. Mësues i dalluar dhe i përndjekur nga sistemi i kohës)

Frrok Gojani, (Dugajevë, Klinë. Mësues i dalluar dhe i përndjekur nga sistemi i kohës)

Ukë Jaha, (Grabanië, Klinë. V. 70-80-ta. Pedagog, drejtor historik i kohës)

Dodë Daka, (Poterç, Klinë. V. 70-ta, mësues historik në arsimin shqiptar)

Tomë Gjokaj, (Mësues historik i kohës, në v.60-70-ta)

Zef Gojani (Dugajevë, Klinë, pedagog i rrallë)

Demë Malota (Klinë, mësues, meritor i arsimimit të femrës shqiptare gjatë v. të 60-ta).

Bajram Gashi (Gremnik, Klinë, mësues vlerëmadh dhe i veçantë).

Nezir Berisha (Qeskovë, Klinë, mësues dhe pedagog me vlera të veçanta kombëtare).

Beqir Beqiri (Pejë/ dijedhënës në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë)

Shumica prej këtyre, punuan dhe vepruan në Drenoc, ku dhe ishte çerdhe e nacionalizmit serbo-malazez, dhe në Grabanicë, shkollë kjo që përballej me egërsinë më të madhe nacionaliste të tyre shovene.

Nga këta mësues dhe arsimdashës kishte të persekutuar, të përndjekur, të survejuar në çdo hap të veprimtarisë së tyre, dhe të burgosur nga sistemi diktatorial.

Veçojmë edhe ca emra, të cilët me punën e tyre organizative e arsimore, por dhe sakrificën e tyre, e bënë të mundur funksionimin e Shkollës Shqipe dhe të mbijetojë, sidomos në komunën e Klinës, gjatë viteve të 90-ta:

Kolë Berisha (në “Luigj Gurakuqi”)

Hamit Krasniqi (në “Luigj Gurakuqi”)

Anton Kolaj (Nënkryetar i LDK-së të nivelit qendror)

Prend Buzhala (në “Luigj Gurakuqi”)

Ismet Raci (drejtor shkolle, Klinë)

Asllan Krasniqi (drejtor në „Luigj Gurakuqi“)

Ilaz Gashi (në “Luigj Gurakuqi”)

Ramadan Krasniqi (në “Luigj Gurakuqi”)

Lekë Grabanica (drejtor shkolle, Shtupel), etj.

Kurse nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë „Naim Frashëri“, Nëndega në Klinë, veçojmë:

Prend Buzhala, anëtar i kryesisë dhe Drejtor i Arsimit në Klinë, gjatë viteve të 90-ta.

Selman Etemi, Kryetar i Nëndegës së LASH-it në Klinë (që nga themelimi e deri dhjetor ‘94

Xhafer Bashota, Prof.anëtar i Kryesisë

Hajdin Morina, Prof. anëtar i Kryesisë

Mikel Gojani, Prof. anëtar i Kryesisë

Hamit Shala, kryetar i Aktivit të drejtorëve shqiptarë

Mustafë Beqiri, kryetar i Sindiatës së Arsimit, etj.

Një falenderim të veçantë kemi edhe për të gjithë drejtorët shqiptarë, të cilët e kryen punën e tyre me plot përpikmëri dhe përgjegjësi kombëtare, përkundër vështirësive dhe kërcnimeve policore.

Po ashtu, mirënjohje kombëtare kanë edhe shumë prindë, qoftë ata edhe faktorë politik apo qytetarë, të cilët senzibilizonin çështjen kombëtare dhe mobilizonin qytetyrët por dhe nxënësit, që arsimi shqip, por dhe mbrojtja e vlerës kombëtare të ruhej nga mosprekshmënia e qëllimeve të sunduesit, siç ishte rasti i mbrojtjes se emrit të gjimnazit “Luigj Gurakuqi”, shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë, shtëpisë se kulturës “Jehona e Dukagjinit”, etj.

Po veçojmë emrat e disa veprimtarëve, që vërtetë mbesin në kujtesën kombëtare për mirëvajtjen e shkollës shqipe në vitet e 90-ta në këtë komunë:

Dedë Daka, Poterç, Klinë

Hud Gashi, Klinë

Vesel Krasniqi, Klinë

Musli Sahiti, Grabanicë, Klinë

Bajram Buqani, Dollovë

Zenun Zeqa, Bokshiq

Miftar Sejdiu, Grabanicë

Idriz Dushi, Klinë

Refki Krasniqi, Klinë

Prenk Gjetaj, Klinë

Pal Canaj, Klinë

Ndue Shabanaj, Klinë

Zeqir Morina, Gllarevë

Ajvaz Bacaj, Zajm

Ukë Berisha, Klinë

Miftar Dragidella, Klinë

Sami Krasniqi, Zajm

Enver Sejdiu, Grabanicë

Dulaman Gashi, Sferkë

Hisni Elshani, Klinë

Elmi Krasniqi, Zajm

Riza Fazliu, Grabanicë,

Beqir Dragidella, Zajm, e shumë të tjerë,

emrat e të cilëve do përfshihen në një monografi gjithpërfshirëse për Arsimin shqip përgjatë viteve të nëntëdhjeta në komunën e Klinës.

Plotmeritorë për mirëvajtjen e mësimit, kur okupatori i mbylli shumë shkolla,(v. 90-ta) na janë pronarët e shtëpive, të cilat na i dhanë në shfrytëzim, edhe përkundër rreziqeve dhe maltrtimeve ndaj tyre.

Nga kjo paraqitje s’mund të mos e përmendi edhe dëshmorin e kombit dhe arsimtarin e shkollës „Azem Betja“ në Grabanicë, Tahir Lush Berisha. I cili me 26 maj të vitit ‘92, la të vdekur një polic serb dhe tjetrin plagosi rëndë, nga ku edhe vet mbeti i vrarë, por që krijoi jehonë gjithkombëtare, se mësuesi edhe me pushkë mbron shkollën dhe të mirën kombëtare.

E dijë, se nga kjo paraqitje e shkurtër i mbetëm borgj edhe shumë emrave të tjerë, që arsimin shqip e bënë të mbijetojë por dhe të zhvillohet, përkundër vështirësive dhe pengesave nga okupuesi.

Armata e mësuesve shqiptarë, që nga dekadat e mëhershme, e sidomos ata të viteve të nëntëdhjeta, janë parathemeltarët e shtetësisë së Kosovës, e cila kulmoi me Luftën çlirimtare të viteve 1998-99.

P.s. Emra të prezantuar në këtë paraqitje nuk kanë të bëjnë dretjpërdrejt vetem me procesin mësimor, por atë edhe institucional, si p.sh. në nivel të LASH-it, Sindikatës së Arsimit, Këshillit për Financim, Bashkësisë së prindërve dhe emra respektivë nga partitë politike dhe shoqata shqiptare në nivel të komunës së Klinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat