Në ëndërr të pashë...

Kultura

Në ëndërr të pashë...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Mbrëmë fjetur, diçka të mirë, të ëmbël, ëndërr pashë
Mu duk krejt se nga qielli i lartë si kometë rashë
duke të përkëdhelur e duke të puthur pa reshtur...
Më e mira e shpirti tim, mori e bukura e para vashë!

Mu duke si qielli i kaltër me diellin që shkëlqente
Në dhomën time aty ku rrija, erdhën bashkë me ty;
edhe retë lart paralel, me valët e detit erdhën deri këtu
Kishte hijeshuar bregun me shumë dashuri e bukuri;
Më kujtonte e ngjasonte fare në shtatin e sytë e tu t zi!

Më dukej më e bukura e krejt dheut tim,
krejt si “Norë e Kelmendit”dhe si një hyri
Thash me veten time shtruar e menduar, u bëra trim
Të marr e të fus në një shishe me raki, dhe të tërën ta pi!

Ta pi të tërën e të dehemi bashkë me ty, për dashuri
Të shikohemi me njëri-tjetrin në katër sy
Duke të përkëdhelur e të shtrënguar fort
dhe duke të shtirë e futur në timin gji:
Dashuria ime e sinqerta, uni kate me aromën Dashuri!

Thash me veten time jam zgjuar, apo në ëndërr duke fjetur?
Mirë por ky do të ishte ndoshta, një realitet në jetë
që s’e pash dhe me dorë kisha dashur me prekur?!
Këtë kisha me bërë si një luan i uritur...

Pa kërkuar as falje, krejt vërtetë dhe pa asnjë pardon
Po të kisha mundësi, edhe qiell e tokë do t’i bëja bashkë:
Vetëm për hir të dashurisë sonë të përjetshme...
Duke të pritur krih hapur e zemër ndritur, si një vigan

Në jetë, para se me vdekur, pa i ra pishman, edhe pas sajë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat