“Messa da Requiem” premierë në Prishtinë

Kultura

“Messa da Requiem” premierë në Prishtinë

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 14:17
Pamje

Në sallën e mbushur plot në Prishtinë u dha premiera e veprës “Messa da Requiem” nga Giuseppe Verdi.

Një mbrëmje që ofroi perfeksion të artit e muzikës bëri bashkë në skenë rreth 250 muzikantë.

Kjo u  organizua si bashkëpunim mes të Orkestrës dhe Korit të Filharmonisë së Kosovës, Korit të Operës së Kosovës dhe Korit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit – Tiranë dhe me pjesëmarrjen e Korit të fëmijëve “Okarina” dhe Korit të Qendrës së Fëmijëve të Prishtinës si dhe kastës së solistëve të dalluar Daria Masiero – soprano (Itali), Ivana Hoxha – mexosoprano (Shqipëri), Klodjan Kaçani – tenor (Shqipëri) dhe Davide Procaccini – bass (Itali).

Nën drejtimin e mjeshtrit japonez Toshio Yanagisawa publiku shijoi një interpretim mbresëlënës të një prej veprave më të njohura të muzikës klasike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat