Dy luras të përkushtuar, udhëtarë në rrugën e Lurës së vjetër të Ilirisë

Kultura

Dy luras të përkushtuar, udhëtarë në rrugën e Lurës së vjetër të Ilirisë

Nga: Besim Zenuni dhe Shaban Doçi Më: 14 korrik 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Lura në shekuj ka nxjerrë burra të shquar sin ë luftë ashtu dhe në paqe, që janë vënë në ballë të saj,me aksionin model të ruajtjes së lirisë dhe identitetit të kësaj krahine më namë në analet e historisë së kombit.

Duke lexuar librat e Gëzim Lokës “Lura, perla e Evropës” dhe “Kushtetuta e Lurës”, mund të vëresh gjurmët e historisë së Lurës qysh në lashtësi, qytetërimin dhe burrat e shquar të saj, që kanë vënë gurë kilometrikë në kujtesën e kombit.

Kjo na shtyu të shkruajmë për dy personazhd të kohës sonë, kësaj epoke të trazuar, që me punën dhe kontributin e tyre kanë dhënë një shembull model për Lurën dhe lurasit në këtë përditshmëri të vështirë.

Është fjala për z. Gëzim Loka, kryeredaktor e botues i gazetës “Lura” dhe ideator e promotor i Shoqatës “Lura jonë”, si dhe për ish sindikalistin e vendosur, kryetar i shoqatës së Emigrantëve shqiptarë me qendër në Athinë, themeluesit dhe drejtuesit të Unionit Kombëtar të Emigracionit shqiptar, z. Hidër Buci.

Këto dy protagonistë, secili në punën dhe misionin e tij, mund të themi pa frikë se janë nderi dhe krenaria e Lurës.

Ata janë vazhduesit e gjurmëve të lurasve të çdo epoke, që me pushkë e penë, me kurajo e guxim, mbrojtjën kullat dhe trojet e Lurës kreshnike.

Gëzim Loka në çdo shkrim e libër, në çdo veprimtari, e ka ngritur Lurën në kult, me një përkushtim shembullor.

Gëzim Loka është autor i qindra shkrimeve në faqet e shtypit të përditshëm shqiptarë, ku ka shkruar për historinë dhe bukurinë e Lurës, për lashtësinë dhe përditshmërinë e kësaj krahine në gji të Alpeve shqiptare.

Në këto shkrime një vend të rëndësishëm kanë zënë traditat e Lurës, mikpritja, besa, kararet, që janë cilësi të forta të malësorit të pathyeshëm luras.

Me anë të Shoqatës “Lura jonë” dhe të gazetës “Lura”, të cilat ai më së shumti i ka vënë në lëvizje me financat e tij personale, ka derdhur gjithë energjitë dhe pasionin e tij për Lurën, këtë krahinë më vete, në përbërje të maleve të Gegnisë shqiptare.

Duke lexuar librin e tij “Kushtetuta e Lurës”, gjen materiale që të bëjnë të ndihesh krenar që je lurianë, pasi me mitologjinë dhe historinë e saj kanë rrjedhë ngjarje dhe bëma, që do të jenë të përjetshme në të gjithë brezat dhe kohët.

Kararet e Lurës autori i sjell si një dëshmi të fortë të autencitetit të kësaj krahine të lashtë dhe qëndrestare.

Populli i Lurës, si gjithë populli shqiptar, i shquar për atdhedashuri dhe trimëri, ka bërë qëndresë shekullore në luftëra pambarim me pushtuesin e huaj, për liri dhe pavarësi, për të rujatur vetëqënien e tij. Këtë, sipas autorit Gëzim Loka, dëshmuar në këtë libër të tij, e dëshmojnë kryengritjet e vazhdueshme të bërë nga ky popull dhe kapedanët e tij, që në jetë kanë sakrifikuar pasuri dhe katandi, njerëz, vlera dhe janë përleshur me armikun. Nuk ka betejë dhe luftim ku luftëtarët e Lurës të mos jenë gjendur në krye të tyre.

Për këto thesare të trashëgimisë kolektive të trevës së Lurës,

autori Gëzim Loka, sjell një sistem vlerash të larta morale dhe parime themelore juridike të mbrojtjes si të nderit, burrërisë, fisnikërisë, besës, bujarisë, mikpritjes, të gjakut e lirisë etj. Këtë Gëzim Loka e ka bërë në të gjithë librat e tij, në prozë, publicistikë, studime e madje dhe në poezi, ku fshatrat dhe fiset e Lurës, burrat e saj fisnikë në histori zënë një vend të merituar.

Si drejtues gazette ka përcjellë vlerat e historisë dhe aktualitetit lurianë, figura historike, problem dhe plagë sociale, projekte zhvillomore për Lurën etj.

Hidër Buci është një tjetër luras që është dalluar gjatë gjithë jetës së tij si veprimtar i përkushtuar shoqëror, si drejtues sindikate, mbrojtës i të drejtave të punëtorëve, duke filluar që në vitin 1994 në minierën e Bulqizës e duke vazhduar në çdo cep të Shqipërisë.

Si drejtues i Shoqatës së Emigrantëve dhe Unionit të Emigracionit shqiptar, ka mbajtur një peshë të madhe në identifikimin dhe kurimin e problematikave të emigrantëve, në evidentimin dhe zbulimin e krimeve monstuoze kundër fëmijëve shqiptarë në Greqi, etj. Ka bashkëpunuar me agjecitë ndërkombëtare të së drejtës, që nga Komiteti i Helsinkit dhe organizata të tjera humane dhe të antikrimit për gjetjen e të zhdukurve të Maqellarës në ujërat e Otrantos, për zhdukjen e qindra fëmijëve shqiptarë në një ishull të Greqisë, ku gjendeshin për tu trajtuar nga shteti grek etj.

Hidër Buci është organizatori dhe drejtuesi i një mitingu madhështor të mbledhur në sheshin Omonia në Athinë, ku shqiptarët emigrant ë në tokën helene kremtuan Pavarësinë e Kosovës, dy ditë para se ajo të shpallej zyrtarisht në Prishtinë.

Hidri, me shpenzimet e tij mori Bilbilat e Labërisë dhe i dërgoi në Kosovë, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të së parës qeveri të ligjshme të shtetit më të ri në Evropë.

Pra, pas festimit entuziast të Pavarësisë së Kosovës ne Sheshin Omonia të Athines, me 27.Janar 2008,ku i parapriu Pavarsisë së Kosoves, do të shklonte në krye të grupit polifonik lab në Prishtinë, ku do të priteshin me entuziazëm dhe ocaione të pashembllta.

Kështu Hidër Buci bashkoi këngëtarët (bilbilat e Labërisë) dhe i dërgoi në Prishtinë, me 17 Shkurt 2008, në ditën fatlume për gjithë shqiptarinë, shpalljen e Pavarsisë së Kosovës.

kthim, me datën 18 shkurt 2008, Hidër Buci kthehet nga dogana Greke, si i pa dësherushëm për Greqinë, duke sakrifikuar edhe një herë për vlerat e të tjerëve.

Lura, më shumë se kurrë, ka nevojë për njerëz të tillë idealistë e progresistë, që të mund të vazhdojë në vazhdën e atyre rrjedhave historike, ku është shfaqur gjithmonë, me bëmat dhe figurat e saj, një dëshmi e lashtësisë dhe përjetësisë së atyre trojeve fisnike…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat