Ekspozitë e piktores 80-vjeçare, ekspozon tablotë e Korçës së vjetër

Kultura

Ekspozitë e piktores 80-vjeçare, ekspozon tablotë e Korçës së vjetër

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:42
Krisanthi Koçibelli

Krisanthi Koçibelli piktorja 80-vjeçare nga Korça ka çelur ekspozitën “Edhe peneli do e thotë fjalën e tij”.

50 punime me tematika të ndryshme janë ekspozuar për publikun nga koleksioni i saj i cili numëron më tepër se 250 piktura. E ndërsa në çdo cep që ka shkelur artistja nuk ka lënë asnjëherë mënjanë penelin dashurinë dhe frymëzimin më të madh e ka gjetur tek qyteti i saj.

Me mjeshtëri Krisanthi përgjatë viteve ka konservuar në telajo shumë objekte dhe elementë të Korçës së vjetër të cilat i ekspozoi për publikun.

“Kam sjellë Korçën e vjetër, kam nostalgji për gjërat që janë humbur, për shembull është mulliri i Pilo Dishnicës, është lumi i Korçës. Kam bërë 4 çezmat e reja që është në Shën Thanas, ka shumë gjëra të Korçës që unë i dua shumë”, shprehet Krisanthi.

Krijimtaria e piktores nuk ka ndaluar prej më shumë se 3 dekadash ndërsa dëshira e saj mbetet që të lerë pas karakteristikat e qytetit të Korçës, rrugicat me kalldrëm, ndërtesat me arkitekturë të veçantë dhe gjithçka që koha mund ta fshijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat