Për vdekjen e Gjergj Kastriotit populli derdhi lot, ndërsa për vdekjen e Neronit dhe tiranëve tjerë populli u gëzua

Kultura

Për vdekjen e Gjergj Kastriotit populli derdhi lot, ndërsa për vdekjen e Neronit dhe tiranëve tjerë populli u gëzua

Gjon Keka Nga Gjon Keka Më 21 dhjetor 2023 Në ora: 17:35
Gjergj Kastrioti

Përgjatë historisë ka patur udhëheqës që kanë qenë tepër të lidhur me popullin e tyre, madje lidhjet e tyre me popullin janë konsideruar si të një Ati me të bijët e bijat e tij.

Kështu ishte edhe në kohën e kryezotit tonë arbëror Gjergj Kastriotit ,i cili kishte një lidhje të shenjtë me popullin e tij ,kujdesi dhe qeverisja e mirë e tij ndaj popullit arbëror e kanë bërë atë të admiruar nga e gjithë Europa e Bota e asaj kohe,ndërsa populli i tij arbëror e donte atë tepër shumë.

Dallimi që desha ta përshkruaj këtu shkurtë është se si p.sh. për udhëheqës të tillë si Gjergj Kastrioti populli ka derdh lot duke e parë vdekjen e tij me vdekjen e Lirisë dhe të shtetit apo mbretërisë së Arbërisë, por, për tiranët e diktatorët si Neroni dhe Neronët tjerë populli është gëzuar me vdekjen e tyre,duke parë veten të lirë dhe me mundësi për të ardhmen e brezave.

Për ta përforcuar këtë po nëvizoj nga një vepër historike e vitit 1751 (L.v,H. b.1751),e cila shkruan kështu për vdekjen e Gjergj Kastriotit dhe lidhjen e popullit të tij:

"Si ndikoi vdekja e Skënderbeut, një emër që do të bekohet gjithmonë nga të krishterët e Europës; Pra, arbërorët(epirotët) ishin të pangushëllueshëm: sepse e kuptonin mirë se liria e tyre kishte vdekur bashkë me të dhe se me një udhëheqës të ri nuk do të kishin më një kujdestar dhe baba kaq të ndershëm sikur ishte ai.

Nga ana tjetër, dikush nuk pa gjë tjetër veçse fytyra të lumtura në Romë, pasi ajo u shpengua nga një Neron mizor. Në Lacedemon nuk u dëgjua asnjë person të ankohej për vdekjen e Nabit; dhe askush në Francë nuk donte të qante për vdekjen e Luigjit të Njëmbëdhjetë. Këta tiranë kishin frikë nga zvogëlimi i fuqisë së tyre,sepse nënshtetasit e tyre jetonin të pakënaqur mes tyre. Arbërorë(Epirotët), nga ana tjetër, ishin shumë të shqetësuar për Skënderbeun e tyre, sepse në të njëjtën kohë kishin humbur edhe bamirësin e tyre të madh. Është e pamundur që një tiran të ketë miq të vërtetë, sepse ai nuk do askënd tjetër përveç vetes.“[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat