Me hidhërim të madh njoftojmë vdekjen e artit shqiptar ! qoftë i harruar kujtimi i tij!

Kultura

Me hidhërim të madh njoftojmë vdekjen e artit shqiptar ! qoftë i harruar kujtimi i tij!

Nga: i Ylli Mece Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 15:59
Autori Ylli Mece

Është për të vënë ulërimën të qash me kujë të madhe , të çjerrësh faqet ashtu sikurse bënin plakat e Labërisë në rastin e një kuje gjëme të madhe, sikurse e bënin dhe malësorët tanë e trevave të Vermoshit me “vallen e gjëmës” ku burra të fuqishëm me atë fuqi që u pat dhuruar toka qëllonin, po aq fort me këmbë tokën në rastin e ndonjë fatkeqësie apo humbjen e një njeriu shumë të dashur të tyre. Po ne çfarë gjëme na ka gjet?! Është për të ardhur keq madje me hidhërimin dhe pikëllimin më të madh njoftojmë se arti ynë thuajse në të gjitha zhanret e veta qysh mbas viteve 90-të të shekullit të kaluar ka vdekur dhe me këtë rast sikurse e thotë dhe populli : “ Ti rrojnë ata që la mbas” ! Po çfarë ka kanë mbas që mund të marrë stafetën?

Dhe në e marrtë këtë stafetë përsëri për analogji do shprehemi : “ Bëmë o ati “art” që të të ngjaj” !Po pse e them këtë dhe përse më ka kapur jo vetëm një rebelim i madh, por dhe një trishtim mosbesues. E vërteta duhet thënë hapur : Ashtu sikurse e gjithë shoqëria shqiptare është mbërthyer nga një krizë e madhe, e futur në kolaps dhe kllapi agonie, ashtu dhe vet arti i cili është një nga format e ndërgjegjes shoqërore, por dhe individuale, që shpreh përjetimin dhe përcjelljen e bukur e estetike të ngjarjeve fenomeneve të shoqërisë, individit apo, natyrës, pra dhe vet arti është dhe përjeton të njëjtën krizë, krizë kjo që tashmë brënda tij ska më të bukur,...por vetëm të shëmtuar. Arti i sotëm duke e deklaruar pa as më të voglën mëdyshje as që mund të krahasohet me arritjet e mëdha në fushën letraro  artistike , në muzike, pikture, skulpture drama, kinematografi, këngë valle pra në të gjitha fushat artistike.

Le të marrim psh në fushën këngës dhe muzikës së lehtë që aktualisht do të përfaqësohemi dhe ne Evropë. Për të mos shkruar shumë do shprehem si më poshtë: Po ku je moj Shqipëria ime? / Kush ta hoqi vallë at nur? / Qan me kujë e ulërime.../ Lakuriqja në flamur./ Kjo do të thotë, se muzika shqiptare totalisht është në krize , krizë kjo që[ shprehet jo vetëm në vargje por dhe në kostumet duke shpalosur lakuriqësinë shpirtërore të shoqërisë së sotme. Vitin që shkoi R.Hajati gati sa nuk na e shfaqi “ftoin e vet” në gjithë Evropën, teksa ulërinte në ekstazë : Edhe një... edhe dy edhe tre.... dhe i shkreti njeri do binte “dekun toket “sikurse e thotë shkodrani nëse do kish thënë ...edhe katër.. Në festivalin e këtij viti e njëjta situatë, i njëjti dekor asimetrik me ngjyra rrotulluese që shoqëronin këngëtarët dhe si për ti vënë kapak del në skenë Mal Retkockeri me një veshje që nuk ka asnjë element që të përfaqësojë apo te identifikojë jo veshjen tipike të një shqiptari, por qoftë dhe të një njeriu normal në çdo kënd të globit, përjashto fustanin skocez Karlo të mbretit të Anglisë që e vesh me raste festash.

Por pavarësisht veshjes, kush lexon tekstin e këngës( pa fyer atë pjesë ku vet autori shprehet se është një pjesë e dramës së nënës së vet) do të thosha se jo vetëm se nuk ka se ç’të të frymëzoje por përkundrazi të krijon idenë dhe shijen e hidhur, sepse jo vetëm që teksti nuk ka një redaktim kur të pasqyrohet e folura letrare e shqipes, por dhe e ul aq shumë lidhjen logjike te fjalisë dhe kuptimit, sa qe mendon se je në Shqipëri apo në ndonjë fshat në një shtet të huaj me minoritare shqiptare...si psh : Silleshe sikur një engjull/ por doje tmë shije të çmendur/ tash je bosh/ edhe vet/ shiko tash kush është çmendur...

Dhe duke vazhduar më tej vargu është aq bosh dhe që shpreh nje marrëzi deri në hakmarrje individuale thuhet: Më the do të shkatrroj po më bëre më të fort/T'gjithë do ta dinë/Koha tregon/Kush isha unë dhe thi t'gjithë do ta kuptojnë/Shikome tani/T'plasë inati/ Gjithmonë ishe dhe do jesh askushi pa mua ti .....Pyes çfarë mësojmë e shijojmë te kjo këngë, ku qëndron bukuria e saj?

Pyes  përsëri: A ka patur drejtues ky festival.. çfarë kanë dash të përcjellin në publik, ç’gjë të bukur mësojnë shqiptarët, pa folur për rininë tonë? Ky është arti që duhet të kemi?! Pra sikurse e kam cituar dhe më sipër ky art shpreh shkallën e lartë të degjenerimit artistik në fushën e këngës dhe muzikës tonë në veçanti, por dhe në të gjitha llojet e artit në përgjithësi? Mos po nxitohem dhe me kanë mbërthyer ethet e nostalgjisë për të shkuarën ? E deklaroj publikisht se ajo që ma shajnë si “ nostalgji” kish artin më të bukur se sa “Vrima” poetike dhe e qelbur e R.Petros e cila mbasi i thur vargje kurvërisë, del i madhi i artit të pikturës E.Rama i cili shiste pikturatdhe ikonat e vjedhura me thonjtë e palarë rrugëve të Parisit, atje poshtë një ure ku kalon lumi Sena ..e na i jep dhe çmimin”Lumo Skendo” dmth të ballistit M.Frasheri.

Unë them se dhe vet ballistët duhej ta kundërshtonin Ramën, sepse te japësh kete çmim do të thotë se “Tatja” i frashëllinjëve na qënkish një doç- doçi dmth një kurvar i madh, e teksa “hajvanokracia artistike” e teatrit e baletit për inat të publikut që reagoi ashpër e vë në skenë. Tani le të ndalemi pak te kjo poema e Rites dhe çfarë thonë vargjet e saj?... Ja se ç’vargje e se ç’na ofron një “femër”( fjalë që si shkruan dot madje asnjë mashkull) dhe nuk e di nëse vet është nënë , apo nëse ka vëlla..etj? Nejse, kjo eshte pune e saj .

Gjithësesi pa u futur në gjithë poemën e cila bastardon Erosin deri ne atë pike sa ja heq vetes jo vetëm “gjethen e fikut”, por na çon deri ne kafshëri, madje ka dhe shume kafshe që i ruhen kryqëzimit brenda për brenda kopesë familjare, pra Rita shkruan:  Vëllai im / Unë dua të kryej inçest me ty! (Nuk mund ti hedh dot gjithë ato ndyrësira ne këtë shkrim) por dua te them se e gjithë kjo poemë që disa te ashtuquajtur elite e kritikes na e mburrin si një shkalle te larte te erotikes harrojnë se Erosi sipas mitologjisë si perëndi...ish perëndi e dashurisë së pastër dhe e jo e kurvërisë apo dhe inçestit dhe ne, në të pastajmen shqyejmë sytë e habitemi që përse hotele, motele, qendra te trajnimit fizik apo estetik na transformohen në bordello të pa kontrolluara nga shteti por të lejuara me artin porno te Rita Petros. Kot i shqyejmë sytë sepse dhe vet shteti tërësisht është në kufijtë e një bordelloje të madhe që prostituon nate e dite shqiptaret në të gjitha fushat e jetes.

Ja pra me çfarë ushqimi shpirtëror me çfarë arti mëkohet shoqëria e sidomos rinia e jonë. Po ky i çakërdisuri piktor që i jep titullin” Mithat Frashëri” ku e gjen këtë të drejtë që të legjitimitojë incestin, kur ai ne te gjitha vendet e botes jo vetëm me kod moral te familjes por dhe me kod te shtetit është i ndaluar. Ja i nderuari lexues i majte i djathte i qendres apo dhe ti qe ke dale jashte qendre...kjo është lakuriqësia e sistemit që përjetojmë. lakuriqësi që piktorë gjysëm te goditur proklamojnë nudizmin apo të tjerë krenohen me “Bunk-artin” e lloj lloj idesh të çoroditura deri ne atë shkallë sa që dhe polifoninë e këngëve tona të popullit “na e zbulojnë” se e paskan origjinën nga”këngët e Sirenave” te epikes greke të Homerit, duke harruar se kjo është një poemë thjeshte produkt fantazie e autorit, madje pa e kuptuar lenë të kuptohet se ne të gjitha ato zona ku mbizotëron “polifonia” pa tjetër qe duhet të jenë me orgjinë të hershme nga Greqia e lashtë.

Ehhh...sa  më ka marrë malli për këngët e qëmoti kur i këndonim punës dashurisë shoqërisë mëmedheut dëshmoreve, fëmijëve ushtareve e marinarëve. Me ka marrë malli shumë të shikoj “Cucën e maleve”, “Vallëzimin e shqipeve” dramën “Toka Jonë” te shikoja dhe një here gjerdanin e artë që morëm në Dizhon te Francës, me ka marre malli shumë të shikoj pikturat e S.Kamberit, V.Mihos, F. Haxhiut , S. Shijakut, te shikoja dhe një herë operën “Mrika”, ...”Cuca e Maleve”, filmin “Ballë për ballë” “Kapedani” me A.Verrine, apo aktore te medhenj si M.Popi N. Frasheri, Pirro Mani, te degjoja V.Zelen, T. Tershanen, A. Mulen, te degjoja fizarmoniken e Krajkës,te lexoja romanet e Kadaresë( veç jo Kadarenë si karakter e profil individual) Agollin, Arapin, A .AbdiHoxhen, te lexoja “Skënderbeun” e Godos, “Mërgaten” e Jorgaqit te ndiqja me kënaqësi Trebicken te “Pallatin 176” te ndiqja humorin e bukur e te këndshëm te Z. Dedes, L.Pajes, K.Devoles, parodistëve te treshes vlonjate violinën e I.Madhit, këngët e te famëshmit M. Xhemali e qindra e qindra pse jo dhe mijerëa te tjerëve ane e kënd atdheut tonë që lartësuan ne majat me te larta artin tonë art ky që do të ngelet i pavdekshëm.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat