E përkujtojmë një ngjarje të trishtë

Kultura

E përkujtojmë një ngjarje të trishtë

Nga: Zymer Mehani Më: 15 janar 2024 Në ora: 08:33
Zymer Mehani

Në një fshat të quajtur Reçak, më 15 janar 1999, në një natë të ftohtë janari, paramilitarë e militarë serbë, porsi ujqërit dhe hienat të etura për gjak erdhën me mëri dhe urrejtje dhe bënë plojën. Atyre nuk u kishin asnjë hak banorët e këtij vendi, por kjo nuk i ndaloi bishat. Me tyta dhe thika, ata sulmuan fshatin dhe e kthyen në një lumë gjaku.

Banorët e fshatit, burra dhe djem, u përballën me këtë sulm të papritur. Ata u përshkuan me thika, vetëm pase e deshën atdheun si dritën e syve të tyre. Ata u vranë dhe u gjakosën, duke lënë pas vetes një peizazh të tmerrshëm.

Paraardhësit e këtyre bishave erdhën nga Karpatet në truallin e Ilirikumit, ndërsa në fundshekullin XX, pasardhësit e këtyre gjakpirëve erdhën si sulmues, të maskuar si dele. Ata erdhën në rrugët e fshatit dhe sulmuan me thika e hanxharë, duke tentuar të bëheshin hisedarë në konakun e tyre, prandaj edhe sulmuan vatrat e tyre shqiptare me mercenarë.

Kështu ndodhi në Reçak, në këtë luginë plot gjak. Bishat u hakmorrën dhe ndërmorën një aksion të tmerrshëm. Civilët dhe fshatarët, të gjithë shqiptarë, u përshkuan me plumba dhe u therën me hanxharë. Bota e pa këtë krim të paparë.

Wokeri, një dëshmitar i këtyre ngjarjeve, tha me zë të lartë: "Këtu ka ndodhur tmerri. Këtu ka ndodhur zezona. Serbia duhet të goditet!" Dhe kështu, bota mori vesh për këtë krim dhe u përball me gjaksorët. Ata ofruan ndihmë dhe ne fituam lirinë tonë.

***

Masakra e Reçakut ndodhi më 15 janar 1999, gjatë luftës në Kosovë. Në orët e para të mëngjesit të atij dite, forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe rrethuan fshatin Reçak dhe filluan të bombardojnë me artileri të rëndë. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe u futën në fshat dhe filluan bastisjet.

Kjo ngjarje ishte pjesë e konfliktit të gjerë mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Serbia refuzon të pranojë se ka kryer masakër2. Por, pas kësaj ngjarjeje, opinioni ndërkombëtar u sensibilizua ndaj krimeve serbe në Kosovë dhe kjo çoi në ndërhyrjen e NATO-s në Serbi.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, vizitoi vendin e ngjarjes dhe u tmerrua nga kufomat e masakruara. Ai e quajti këtë ngjarje si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo deklaratë dhe lajmi i masakrës ndikuan në opinionin ndërkombëtar dhe çuan në bombardimet e NATO-s në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat