Paditet Ministria e Kulturës, pretendohet për ndërhyrje në tenderin për kompleksin “Adem Jashari”

Kultura

Paditet Ministria e Kulturës, pretendohet për ndërhyrje në tenderin për kompleksin “Adem Jashari”

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

3 milionë euro janë paraparë për një tender “Zhvillim i master-planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Kjo në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Por zhvillimet e procedurave tenderuese, kanë krijuar pakënaqësi tek njëri prej ofertuesve.

Për këtë qëllim, Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë, deponoi padi ndaj MKRS dhe OSHP-së, në Gjykatën Komerciale.

“Insi” ShPK, ka pretendime për veprime të kundërligjshme.

Madje, pretendohet se OSHP-ja, trajtimin e ankesave i ka bërë kundërligjshëm.

Televizioni gjatë ditës ka tentuar të marrë qëndrim nga këto dy institucione, por nuk ka marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat