Shpallen anëtarët e rinj të Akademisë së të Rinjve në Akademinë e Shkencave

Kultura

Shpallen anëtarët e rinj të Akademisë së të Rinjve në Akademinë e Shkencave

Më: 11 mars 2024 Në ora: 20:08
Akademia e Shkencave

Komisioni i pranimit të anëtarëve të Akademisë së të Rinjve të Shqipërisë do të shpallë nesër, ditën e martë, datë 12 mars 2024, ora 13.00, në sallën e Librit akademik, në Akademinë së Shkencave të Shqipërisë, anëtarët e rinj, të përzgjedhur nga 13 kandidatët e regjistruar pas vendimit nr. 64, datë 16.11.2023, për shpalljen e konkursit për ringritjen e Akademisë së të Rinjve dhe për pranimet e reja sipas ligjit dhe statutit.

Komisioni i ngritur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për konkursin e pranimit të anëtarëve të rinj të Akademisë së të Rinjve, nën drejtimin e akademikut Adrian Civici, në përputhje me kriteret bazë të Statutit dhe “Kartës themelore të ALLEA-s”, ka bërë vlerësimin e përputhshmërisë së të dhënave të kandidatëve të regjistruar sipas dokumenteve, depozituar në dosjet e tyre.

Me aprovimin e statutit, ASHSH miratoi përbërjen e komisionit të pranimit, me funksionet e një jurie, dhe iu drejtua të gjitha universiteteve publike dhe atyre jopublike me të cilat ka marrëveshje, për të nxitur pjesëmarrjen në konkurs.

Akademia e të Rinjve gëzon të drejtën e një buxheti vjetor për botimin e një reviste të numerizuar, për pjesëmarrje në veprimtari shkencore ndërkombëtare e brenda vendit, si dhe për koordinim të punës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat