Kujtime

Kultura

Kujtime

Nga: Faridin Tafallari Më: 12 mars 2024 Në ora: 07:54
Faridin Tafallari

Në kujtesën time ruajë kujtimet me te mira te qiftit të nderuar të Dritëroit të madh dhe të bashkëshortes së tij zonjës Sadije Agolli, u takuam në vjeshtën e vitit 1997 në, Muzeun Kombëtar Tiranë, në përurimin e librit tim "Terror Dhimbje, Qëndres".

Ndaj shpreh ngushllimet më të sinqerta për vdekjen e zonjës të nderuar Sadije Agolli. Zoti i bëft bashk në Ahjret parajsë bashk me Dritëroin e paharruar! Dritëro Agolli ( në TVSH me satelit):

Për mendimin tim ky libër është shkruar me një vërtetësi të rrallë dhe, nëpërmjet kësaj vërtetësie, ai mbetet si një dokument historik! Këtu e vërteta del jo duke u përkëdhelur, por do të thoja, një e vërtetë e pamëshirshme, ku autori, nëpërmjet ditarit të tij, tregon ngjarje të dhimbshme! Por tregon edhe ngjarje historike të forta, nëpërmjet një rruge tepër të vështirë, nëpërmes rrugës së terrorit serb...Por, edhe nëpërmes rrugës së atyre njerzëve të lëkundur dhe të përçarë të kësaj lufte, njerëzve, që nuk e dëshironin këtë luftë. Autori nuk ka asnjë lloj mëshire, për t‘i paraqitur këta njerëz siç janë dhe ngjarjet siç kanë qenë!?

Në këtë libër të bën përshtypje edhe ana tjetër se, si rriten heronjtë! Që nga shtatëdhjetë e treshi, që Faridini mban shënime në ditar dhe deri në nëntëdhjetë e katrën, sikur, shikon se si heronjtë ngjiten nga një shkallë në tjetrën, derisa ata piqen, formohen në mendimet e tyre, në luftën e në përpjekjet e tyre dhe kjo ngjall optimizëm, sepse thuhet që, lufta për çështjen tonë kombëtare, për bashkmin tonë kombëtar nuk ka mbaruar ende!? Në këtë libër tregohet se, kjo vjen duke u rritur, pamvarësisht nga tragjeditë dhe dështimet, nga rënia dhe dhe ngritja.

Nga ana tjetër, në këtë libër nuk tregohet vetëm rritja e heronjve dhe vet personaliteteve e të vërtetave historike , por tregohet edhe rritja, formimi dhe pjekuria e vet autorit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat