6 vjet nga vdekja e fizikanit të njohur Stephen Hawking

Kultura

6 vjet nga vdekja e fizikanit të njohur Stephen Hawking

Më: 14 mars 2024 Në ora: 08:47
Stephen Hawking

Sot mbushen gjashtë vjet nga vdekja e Stephen Hawking, një prek fizikanëve më të njohur në botë.

Ai vdiq në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e tij në Cambridge më 14 mars 2018.

Anglezi ishte i njohur për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin, po ashtu ka shkruar disa libra të njohur shkencor duke përfshirë “Një histori e shkurtër e kohës”, përcjell KosovaPress.

Në moshën 22-vjeçare mjekët i kishin dhënë vetëm disa vite jetë, pasi u diagnostifikua me një sëmundje të rrallë nervore. Sëmundja e la atë në karrocë me rrota dhe po thuajse të pa aftë për të folur.

Hawking gradualisht kishte humbur përdorimin e dorës së tij, dhe me 2005 ai filloi të kontrollojë pajisjen e tij të komunikimit me lëvizjet e muskujve të faqeve, me një normë prej rreth 15 fjalë për minutë.

William Hawking, u lind më 8 janar 1942 në Oksford, Britani e Madhe dhe ishte një prej fizikanëve teorik më të njohur në botë. Ai ishte astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit (detyre që mbahej dikur nga Isak Njutoni). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat