SHKA “Dedë Gjon Luli” përfaqësuese e denjë e kulturës, traditës dhe vlerave shqiptare në në Malësinë e Madhe të Mbishkodrës

Kultura

SHKA “Dedë Gjon Luli” përfaqësuese e denjë e kulturës, traditës dhe vlerave shqiptare në në Malësinë e Madhe të Mbishkodrës

Nga: N.H Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:04
SHKA “DEDË GJON LULI”

Doket e zakonet përbëjnë një nga karakteristikat e rëndësishme etnike të çdo bashkësie shoqërore, sipas të cilave është zhvilluar jeta e popullit në të kaluarën ne zona të caktuara që sipas njohësve të kësaj fushe ,ato janë norma të krijuara nga përvoja, ligje të pashkruara të popullit, Doket e zakonet e popullit tonë, të krijuara në rrjedhën e gjatë të shekujve që nga lashtësia e gjer vonë, janë pjesë përbërëse e kulturës popullore shqiptare. Ato janë krijuar në truallin ku banojnë shqiptarët prej shekujsh dhe kanë një nënshtrat të përbashkët. Për ti ruajtur këtë trashigimi kulturore, shpirtërore dhe kombëtare në viset shqiptare ne Mal të ZI, pikrisht në Malësinë e madhe të Mbishkodrës, një rrol të veqantë, apo më mire të themi një misioni që ia ka ngarkuar vetës, është Shoqata Kulturore Artistike "DEDË GJON LULI", nga Traboini.

E themeluar para gati gjysmë shekulli si SH.K.A `HOTI` nga Hoti u ne Traboin të Malsisë së Madhe, me qellim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave të trashiguara kulturore, shpitrore  dhe kombëtare.Në ketë aspekt Shoqata Kulturo Artistike “DEDË GJON LULI” nga Traboini , është bërë një përfaqësuese e denjë e kulturës, traditës dhe vlerave shqiptare në në Malësinë e Madhe të Mbishkodrës, kudo që është paraqitur me krimtarinë e vetë artistike.

Shoqata Kulturo Artistike “DEDË GJON LULI” e udhëhequr nga njerëz të palodhshëm, të përkushtuar në kultivimin e këngës shqipe dhe të valles tradicionale burimore shqiptare, duke e përcjellur tek brezat e ri këtu në Malësi dhe më gjërë . Sipas kryetarit të Shoqatës Artistike “DEDË GJON LULI” Gjon Dushaj ,shoqëeria para disa vitesh e ndërroi emrin nga "HOTI" në Shka "DEDË GJON LULI", sipas emrit të Heroit kombëtar Dedë Gjon Luli, me synim të shtrirjes së zërit  të tij në çdo cep shqiptar. Tutje z. Dushja thekson se kjo shoqëri nuk e ndryshoi programin, qëllimin as sot kur bota është digjitalizua, por vijon të mbetet besnike e trollit: lahutes, zymareve, fyellit, qytelis, "këngës perkrye krahit", kërcimit "malsorçe", valleve etj.

“Shoqëria me veprimtarinë e vet bashkon, njofton, fuqizon jetësin kombëtare, ruan gjuhen dhe ngjyrat e flamurit”. Si dëshmi të kësaj veprimtari artistike dhe kulturore, z. Dushaj radhitë pjesëmarrjen e shoqatës në shumë manifestime të ndryshme kombëtare, të cilat vertetë lënë mbresa për paraqitje të sukseshme si janë :” Manifestimi për  Kryengritjes së Malësisë, Dita e lumturimit të Nënë Terezes, Festimi i Dites së Flamurit - 28 nanorit. Krytari Dushaj theksoin po ashtu se kjo shoqëri e ka shtrir veprimtarinë e vet të suksesshme me pjesmarrje në festivale e programe kulturore si: Festivali "Rapsha" – Tuz, "Rapsodi Shqiptar" – Lezhë, "Logu i Bjeshkëve" – Vermosh, "Një komb një qëndrim" - Tiranë (koncert për përkrahjen e pavarsisë së Kosovës), "I këndojm Liris" – Klinë, "Sofra Dardane" – Tropojë, "Zëri Vllazërisë" – Pejë, "Hapja e sezonit Verorë" – Tërgajë, "Kun e muer emrin Malsia" – Shkoder, "Festivali Këngës dhe Valles Çame", "Këngë jeho" – Strugë, "Rapsodia Shqiptare" – Drenicë, "Kuvendi i Junikut" – Junik, "100 Vite Rrugëtim drejt Bashkimit Kombëtarë" – Deçan, "Aulona Festival" – Vlorë, "100 Vjetori i Pavarsisë" – Vlorë, e të tjera.

Sipas z. Dushja , në të gjitha këto vende shoqëria ka fitua, mirënjohje, shpërblime dhe është shpallë me titullin e nderit "Krenaria e Unionit Artistik të Shqiptarve" nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar.Por një nga projektet e Shoqatës Kulturo Artistike “DEDË GJON LULI” , për të cilën fletë më krenari z. Dushaj, project ky që po përcillet me interesim të madhe dhe është shfaqur edhe me televizionet kombëtare sin ë Kosovë dhe në Shqipëri, është filmi dokumentar “DASMA MALËSORE” filim në të cilin përshkruhet në detaje tradita e dasmës shqiptare në treven e Malësisë së Madhe.

Për të gjitha këto aktivitet, GJon Dushaj, si malësor I vertet, nuk harron për ti falenderuar dhe për tu qenë mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan në sukseset e  e Shoqatës Kulturo Artistike “DEDË GJON LULI”, duke u shprehur se “Të gjitha këto aktivitete janë ndihmuar, përkrah dhe finansua nga afarist, institucione të ndryshme, parti politike shqiptare, shoqata dhe në veçanti perkrahjen dhe finansimin më të madh e ka nga mërgatara shqiptare në Amerike dhe Evropë , për çka u jemi mirnjohes të gjithve për kontributin dhe përkrahjen e dhënë.” Një falenderim të posaqëm, z.Dushaj ka për “Shtëpia e Verës së Mirë - House of Good Ëines” - Kantina e verës “Stone Castle”, në pronësi të Rrustem  e Hysen Gecaj nga Lluka e Deçanit, për përkrahejn dhe mbeshtetjen e tyre të pa kursyer për Shoqatës Kulturo Artistike “DEDË GJON LULI”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat