Kanuni erotik i Kurtit

Kultura

Kanuni erotik i Kurtit

Më: 30 prill 2017 Në ora: 11:36
Kopertina e librit

Ata që dëshirojnë të blejnë librin, tani për tani mund të bëjnë vetëm online. Romani mund të porositet në Europë, Australi dhe kontinentin amerikan. Nga libraritë online, libraritë dhe institucionet akademike dhe te createsapce.

Në Gjermani vjen pas dy apo tri ditëve. Në vendetj tjera mudn të zgjesë ndonjë ditë më shumë.

Romani ka 206 faqe, madhësia 15.24 x 22.86 cm

ISBN-13: 978-1545375051
ISBN-10: 1545375054
 

Dy fragmente nga romani:

Sapo pata mbushur dymbëdhjetë vjet, gjyshi më mori për dore për të shkuar nën hijen e blirit. Ai dihaste gjatë ecjes dhe ndjente në shpirt se kishte ardhur koha dhe se kishte përfunduar detyrat e veta.

- Ngo, ktu Leu i bablokut, - më tha duke u mbajtur për bastuni gjersa ulej për t'u mbështetur në bli.

- Kimi traditë me çindra vjet, t'ia kallxojmë nipave brez pas brezi, si bahet dashnia. Hapa sytë dhe gojën dhe u ndjeva si i goditur nga vetëtima. Ai ma mbylli me gishtin tregues në mjekër.

- Kur ni ditë e sheh,- vazhdoi ai, -  se po t'afrohet vdekja, kallxoj nipit. Aty nga dhetë deri n' dymdhetë sapo veneron rritën. Jo gjalit, por nipit, Kanunin e Kurtit.

- Kanunin e Kurtit?!, -  pyeta i habitur. Kisha dëgjuar qindra herë për Kanunin e Lekës, por kurrë për atë të Kurtit…

- Ky asht kanuni i fisit tonë, - tha babloku duke më parë në sy, - i familjes tonë. E ka nisë katragjyshi jonë Gjergj Bua Flaka.

???

“Pa seks nuk isha në gjendje as të punoj. Pasi shkruaja dhjetëra faqe të një romani, lumturoja bashkëshorten, nëse jo atë, atëherë ato që ndjenin nevojë sepse burrat e tyre, punonin shumë, ose merreshin me studime të rëndësishme, që shkëpusnin ata nga frymëzimi seksual. Për shembull dr. Petri, një koleg, sa herë shkruante, pinte shumë alkool dhe pastaj shtrihej si një mumie dhe ia këpuste gjumit. Shoqja tij vuante, por ai vraponte pas suksesit. Ajo humbte shumë nga jeta e saj. Mirëpo shoqëria përfitonte shumë nga puna dhe jeta e profesorit. Duke kënaqur gruan e tij, i dhuroja  kohën e nevojshme për studime, qetësoja shpirtërisht bashkëshorten e tij dhe shpëtoja nga shkurorëzimi dhe çrregullimet tjera familjare. Madje, shpëtoja ata nga grindjet e përditshme...” Profesor Leu Trumcaku

Lidhja për porositjen e librit: amazon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat