Skulptori Destan Gashi i cili me Historinë e legjendave dhe e miteve shqiptare të gdhendura në gur pushtoi Evropën

Kultura

Skulptori Destan Gashi i cili me Historinë e legjendave dhe e miteve shqiptare të gdhendura në gur pushtoi Evropën

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 5 maj 2017 Në ora: 14:08
Skulptori Gashi duke punua hyjneshën në fron

Skulptori Destan Gashi i  lindur ne fshatin Zoqishtë të Rahovecit që nga  nga mosha e fëmijërisë së hershme filloi të punojë figura me argjilë të thatë, të mbledhur në kodrat përreth fshatit të lindjes të cilat ia tërhiqnin vëmendjen e arsimtarit të artit figurativ dhe shumë dashamirëve të tjerë. Nga biseda të cilën e zhvilluam me bashkëshortët Gashi mësuam së duke mos parë asnjë perspektivë në Kosovë emigruan para tridhjetë e gjashtë vjetëve në Belgjikë, ku  gjatë dymbëdhjetë vjetëve sa  jetuan, punuan - studiuan në Bruksel të Belgjikës, ku me punë dhe me sakrifica të mëdha arritën të bëjmë realitet ëndrrën  tyre  të jetës bashkë, ku i përfunduan me sukses studimet e skulpturës dhe të pikturës  në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel.

Gjatë kohës sa ishin në studime, për punën e tonë të madhe që e bënë me përkushtim në skulpturë dhe në pikturë  morëm  shumë shpërblime dhe dekorata nga qyteti i Brukselit dhe kudo që hapën ekspozita. Gashi gjatë tridhjetë e gjashtë vjetëve si skulptor i vyeshëm dhe i mirënjohur në Evropë, në Amerikë dhe në botë realizoi  pesëdhjetë e një ekspozita - ku dashamireve të skulpturës ju prezantuan treqind e shtatëdhjetë e gjashtë skulptura të punuara nga mermeri i ndryshëm.

Image

Të gjitha këto ekspozita u vizitua nga gjashtëmijë vizitor.  Që tridhjetë  vjet jeton dhe krijon në Vjenë, si skulptor i pavarur, me bashkëshorten Barbaren si piktore dhe vogëlushin Gurin, i cili ka filluar të punojë disa skulptura në gur zalli. Destani  është një ndër të rrallët skulptorë bashkëkohorë në Evropë dhe botë që zotërojë mjeshtërinë e skulptorit më të mirë se të gjithë skulptorët e tjerë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, pra të gurgdhendësit. Skulpturat e tij që nga vitit 1987 e deri me sot  janë të vendosura në ente, në institucione shtetërore e private, në oborre të shtëpive, në shtëpi, në rrugë dhe në sheshe të qyteteve të Evropës, të Amerikës dhe në shumë vendeve të tjera të botës. Skulpturat e cilësisë së lartë të skalitura në gur tregojnë histori shqiptare e  legjenda si ajo e Rozafës dhe Doruntinës, si dhe motive të Malësisë së Hasit të regjionit të Zymit, Damjanit dhe  fshatrat që shtrihen në të dyja anët e lumit Drinit të Bardhë.                                                                            

Skulpturat e vendosura në ente, në institucione shtetërore e private, në oborre të shtëpive, në rrugë dhe në sheshe të qyteteve

Veprimtarin e këtij skulptori në  punimin e gurit, është titulluar si skulptor me i mirë në Evropë dhe më larg. Është kjo një histori e legjendave dhe e miteve më të njohura shqiptare e gdhendur në gurë nga skulptori Gashi. Gazetat dhe mjetet e tjera të informimit në shtetet e Evropës dhe botës  në dekadat e fundit i vlerësuan lart ekspozitat e tij: si në Kosovë, në Shqipëri, në Itali, në Holandë, në Spanjë, në SHBA, në Belgjikë, në Moskë, në Austri, në Gjermani, në Lihteshtajn  dhe në shumë qytetet e vende të tjera të botës. Pothuaj nuk kishte gazetë që nuk shkroi për ekspozitën e skulptorit Destan Gashit. Këtij skulptor i  cili jeton dhe punon në Vjenë të Austrisë i lindi ideja që  të ekspozojë edhe në Kosovë,  në  Shqipëri. Edhe këtu si në shumë vende të Evropës dhe të botës  dashamirët e skulpturës  e patën dhe do ta kenë mundësinë të kënaqen me realizimet e Gashi, sepse çdo skulpturë e tyre  shpreh fuqishëm mite e legjenda, por edhe motive me burim kombëtar që u bënë  realitet.

Image

Punimet  e skulptorit Gashi  të prezantuan në ekspozitat në Prishtinë, Shkodër dhe Prizren për vizitoret  ishin një histori e pasur shqiptare

Veprat e skulptorit  Gashi me sukses u prezantuan viteve të fundit  edhe  në Prishtinë, në Prizren, në Regjionin e Hasit të Zymit. Skulpturat që i panë me sytë e tyre vizitore në Prishtinë, Shkodër dhe Prizren ishin punime prekëse të skulpturë të këtij autori  të cilat në vete  rrëmbejnë shenjat, lakesat, thellësitë e ngritjet, që përftojnë frymën e ndjenjave të  kujtese kushtua  botës së gjallë të shprehëse të legjendave e të  miteve shqiptare, por edhe mbi përsosmërinë dhe  harmoninë e trupave që tërheqin vëmendjen me masën dhe simetrinë, duke i dhënë kuptime të ndryshme bukurisë. Punimet prej gurit të cilat  u prezantuan në ekspozitat në Prishtinë, Shkodër dhe Prizren, në Zym  dhe rrethine për vizitoret e shumtë ishin një histori e pasur shqiptare. Legjenda e Rozafës është një skulpturë në mermer që mishëron të porsalindurin në gjirin e Rozafës. Rozafa trime e pranoi fatin e saj, por dëshira e saj e fundit ishte që të mund t’i jepte gji të sapolindurit. Kali i Doruntinës është një skulpturë në të cilën është përdorur materiali  me ngjyrë të gjelbër në të zezë për të bërë kokën e kalit, fuqia e imazhit të së cilës, po si në legjendë, të vë në dilemë: është fantazmë apo realitet?! Njëri prej vëllezërve i premtoi nënës që do ta sillte motrën nga dheu i largët në shtëpi sa herë që njëra prej të dyjave do të dëshironte. Atë që askush nuk mund ta merrte me mend, ishte fakti që pak më vonë të gjithë burrat e familjes u vranë në një luftë. Pas kësaj, një natë Doruntina, që nuk dinte asgjë për fatkeqësinë, troket në derën e shtëpisë prindërore.

 Një legjendë bëhet fjalë për besën, fjalën e nderit te shqiptarët.  Edhe në veprat e tjera skulptori Gashi i ka qëndruar besnik traditës së skulpturës në gur. Pra  çdo skulpturë e Gashit përfaqëson një individualitet të qartë që bazohet ndër të tjera edhe në vetitë e vetë mermerit. Studime të gjata të natyrës dhe të anatomisë i mundësojnë sot autorit të skalitë figurat direkt në gur pa pasur nevojë për model dhe këtë e bën me lehtësi, me siguri dhe me fuqi krijimi, duke i dhënë veprës një perceptim të veçantë estetik. Në fund të bisedës u informua së gjatë muajve të ardhshëm do të hapen edhe dy ekspozita në qytete Sooas dhe kopshtin botanik në qytetin Gracë të Austrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat