Grat shqiptare mbarëkombëtare, kuvenduan në Vlorë! ...

Kultura

Grat shqiptare mbarëkombëtare, kuvenduan në Vlorë! ...

Nga: Hasan Hasannramaj Më: 7 maj 2017 Në ora: 09:16
Grat shqiptare- pjesëmarrëse të kremtimit të 15- vjetorit të fondacionit të gruas “Normin Vlora ”

Puna e jashtëzakonshme gjatë këtij 15 - vjeçare  në njëzet degëve të  këtij fondacioni kulturor u punua për  ti bashkuar zërin e grave shqiptare mbarëkombëtare në promovimin e vlerave dhe të kontributeve të tyre, në organizimin e konferencave shkencore, botimeve e veprave letrare, filmave dokumentarë dhe vlerësimin e dyzet e tri grave me tituj e medalje të ndryshme nga baza deri të presidenti i Republikës

Në kuadrin e ditës të 15 - vjetorit të krijimit të Fondacionit kulturor mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, që përkonte edhe me ditën e lindjes së Ambasadores së Kombit Nermina Vlora Falaschi në qytetin e Vlores u mbajt kuvendi i gruas shqiptare mbarëkombëtare. Në  aktivitetet e organizuara gjatë dy ditëve, morën pjesë shtatëdhjetë  gra të shquara nga fushat e ndryshme, personalitete të artit e shkencave  nga Gjermania, Italia, Kosova, Maqedonia. Mali i Zi, Kroacia, Slloveni dhe  Kanadaja e vende të tjera. Në këtë kremtim ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Vlorës  Dritan Leli,  mbështetësi i aktiviteteve. Veprimtaritë në kremtimin e këtij përvjetori filluan me promovimin e librit “Testamenti i Grave për gratë” i autores Zenepe Luka, për të cilën me gjerësisht të  bëjmë fjalë në numrat e ardhshëm të gazete sonë. Ndërsa në përfundim të punimeve të këtij përvjetori, u hartua një rezolutë që ju përcoll qeverive shqiptare dhe të vendeve të tjera.

Pjesëmarrëset e këtij përvjetori  bënë homazhe tek varri i Ambasadores së Kombit Nermin Vlora në Kaninë. Aktivitetet u përmbyllën me darkën, që u shtrua në ambientet e Hotel “Vlora Internacional,” në shoqërinë e këngëtareve Irini Qirjako, Shpresa Gashi  nga Kosova dhe Luiza Rustemi, si dhe  aktoreje e mirënjohur  kosovare Leze Qena. Entuziazmi i këtij manifestim e arriti kulmin, me prerjen e tortës  me ngjyrat e flamurit dhe mbishkrimin “15 – vjet të këtij Fondacioni.  Po në këtë ditë  Bujar Leskaj i dhuroi Fondacionit Bustin e “Nermin Vlora Falaschit”. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në fjalën e tij  përshëndetëse vlerësonte lartë dhe maksimalisht  punën dhe përpjekjen e autores dhe gjithë Fondacionit “Nermin Vlora”, që kanë bashkuar në veprimtarin e tyre kanë arritur ta ngritin dhe të afirmojnë zërin e gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare.

“Gra e ndritura e nderuan me aktivitetet e byra veten dhe Kombin”.

Kështu u konceptua bashkëbisedimi emocional që u organizua në ditën e 15 - vjetorit të thirrjes së kuvendit të parë të gruas së shquar, në ditën e lindjes së Nermin Vlora”, Pikërisht  në këtë sallë, u ndez drita e bashkimit, ku merrte pjesë edhe vetë Nermin Vlora, për t’u shpërndarë në të gjitha shtetet dhe bashkuar armatën e madhe të grave intelektuale, që rrugëtuan bashkë  për gjatë 15 - vjetëve. Bashkëbisedimin tepër emocional, e moderoi poetja Vllasova Musta. Në fjalën e hapjes, Luka si drejtuese e Fondacionit, i kërkoi nga të pranishmet  të mbanin një  minutë heshtje për zonjat, që janë themeluese të këtij Fondacioni dhe që janë ndarë nga jeta gjatë rrugëtimit gjatë këtij  15 - vjetori, si Nermin Vlora Falaschi”, prof. arbëreshe Lule Ruso, Violeta Manushi, Esma Agolli, Fitnete Rexha, akademike Andromaqi Gjergji, Drita Pelinku, Besa Imami, Xhanfise Keko dhe Skënder Sallaku, i vetmi burrë anëtar i Fondacionit.  Për rrugëtimin e Fondacionit për gjatë një dekade e gjysmë, foli edhe bashkëthemeluesja e këtij fondacioni prof. as. dr. Makbule Çeço. Më pas me emocionet i përcollën njëra pas tjetrës zonjat që ishin në këtë  kremtim të këtij  përvjetori. Nderi i Kombit Tinka Kurti dhe  Margarita Xhepa, kryetaret e degëve të Fondacionit dr. Zylfie Gjoni Duraku  nga Ulqin, Ajtene Krasniqi  Prizreni, Afërdita  Xheladini  nga Gjermani, Vitore Stefa  Leka - përfaqësuese për diasporën, Albina Bajrami nga Preshevë, Migena Arllati  nga   Gjakovë, Mereme Llubani - Berlini, Ruki Kondaj  nga Kanadaja dhe  kryetari i shoqatës “Iliria” nga Slloveni, Heset Ahmeti, intelektualja Dëshira Subashi, prof. dr. Bardhosh Gaçe, kryetari i shoqatës “Labëria”në Vlorë Ahmet Demaj e të tjera. Në këto diskutime, që përcollën me emocion të veçantë  nga pjesëmarrësit, u theksua puna e jashtëzakonshme e Fondacionit 15 - vjeçar në njëzet degëve të  këtij fondacioni kulturor për  ti bashkuar zërin e gruas shqiptare mbarëkombëtare, promovimin e vlerave dhe kontributeve të tyre, organizimin e konferencave shkencore, botimeve, filmave dokumentarë dhe vlerësimin e dyzet e tri grave me tituj e medalje të ndryshme deri nga Presidenti i Republikës.

Grat me veprimtarin e tyre arritën ta ngritin dhe të afirmojnë zërin e gruas intelektuale shqiptare dhe atyre mbarëkombëtare.

Theksi u vu në një fakt, që kjo punë 15 - vjeçare që ka pasur në epiqendër gruan, shqiptare ndër shekuj, është bërë me punë vullnetare, pa asnjë mbështetje financiare nga institucionet e shtetit, donator të huaj e vendas, por vetëm nga anëtarësia dhe miq të Fondacionit. Vlerat dhe modeli i këtij Fondacioni, që nuk është vlerësuar nga shteti dhe politika, që do të jetë një testament për brezat, qëndrojnë në faktin se grat dhanë një kontribut të mëdha në mbështetje të gruas shqiptare, në kohën kur në Shqipëri lulëzonte makutëria për t’u pasuruar, kur shumë shoqata fantazmë, fije të padukshme të qeverive, u pasuruan me projektet dhjetëra milionëshe, duke qepur vetëm dosjet dhe duke mos bërë fare punë. Në fund të këtij kremtimi  u lexua Rezoluta, që ndër të tjera theksonte dhe tërheq vëmendjen për klimën e krijuar nga politika në Shqipëri dhe më gjerë, përpara së cilës gruaja nuk duhet të rrijë duarkryq. Duke iu referuar shqetësimit që ngriti. Dëshira Subashi u duartrokit nga të pranishmet, ku u nënvizua mungesa e vëmendjes nga gratë e zgjedhura në organet ligjvënëse dhe poste të rëndësishme të ekzekutivit, që premtimin e tyre se kinse “Kontribuojnë për promovimin e vlerave të grave, se mbështesin gratë në karrierë”, ka mbetur vetëm në letër. Në fund të këto kremtimi u ekzekutua këngë kushtua “Nermina Vlores”.Edhe grupi i vajzave të Tërbaçit interpretuan për te pranishmet me emocione këngë me titullin “Humanistet e drithëro Nemin Vlotra” .Busti kushtua Nermin Vlorës ka  qenë surprizë për pjesëmarrëset e këtij eventi të rëndësishëm për gruan intelektuale mbarëkombëtare- dhurata që kishte dërguar  Bujar Leskaj - kryetari i KLSH, një ndër miqtë e Fondacionit, bustin e Nermin Vlorës, e cila u vendos në ambientet e punës të Fondacionit  të gruas “Normin Vlora” në Vlorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat