Në vend të reportazhit: Njerëzit, popujt (kombet), shtetët, kulturat, qytetët dhe stacionet...

Kultura

Në vend të reportazhit: Njerëzit, popujt (kombet), shtetët, kulturat, qytetët dhe stacionet...

Nga: Agron Shabani Më: 8 maj 2017 Në ora: 13:47
Agron Shabani

Me afro 1OOO vite traditë dhe histori të lashtë dhe aq të bujshme urbane, qytetare ose kulturore, me afro 4OO vite traditë dhe histori të gjatë shkencore, universitare ose akademike si dhe me 1OO1 bukuri dhe atraksione tjera qytetare, kulturore, historike, arkitektonike etj....Zagrebi, kryeqyteti ose metropola e famshme e Kroacisë, floron, shkëlqen ose brilon në emrin, historinë ose vetvetën e tij ekskluzive dhe tepër ekzotike. Zagrebi është aty dhe vetëm ata ku e kanë dikur Ban Jelaçiçi, Mbreti Tomisllav, Gjenaral Dr. Franjo Tuxhmani si dhe shumë e shumë të tjerë para dhe pas tyre.

Aty janë edhe Akademia e Shkencave dhe Artëve të Kroacisë së bashku me Teatrin Nacional të Kroacisë ( Hrvatsko Narodno Kazaliste ose "HNK"), Operan dhe Baletin e njohur të Zagrebit, Rektoratin e njohur të Universitetit të famshëm të Zagrebit, Monumentët dhe Muzeumët e shumëta shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, sakrale, fetare, kulturore, historike, shkencore, industriale, teknologjike etj....Katedralja e njohur e Zagrebit, rrugët, stacionet, parqet, avenytë, bulevardet ose sheshët e njohura të Ban Jelaçiçit, Kvaternikut, Mazhuraniçit, Novi Zagrebit etj...Banski Dvori ose rezidencat e njohura shtetrore dhe qeveritare të Kroacisë në Gornji Grad ose Pantovçak. Klinikat e njohure univeritare në "Rebro" ose "Shalatë".... Tempujt, pallatët ose ndërtesat e shkëlqyera në stilin barok, gotik, romanik etj...Baleti i yjeve, ansambli i ngjyrave, orjkestra e zërave të njohur mondan ose metropolitan së bashku me simfonië dhe harmoninë e pashoqe në mes modernes dhe klasikës që puçën ose gërshetohen në sfond. Damat (zonjat) ose bukuroshet e njohura të Zagrebit gjithë sharm, elegancë, përformansë dhe delikatesë të lartë ekskluzive dhe tepër ekzotike që të përshëndesin, përcjellin dhe shoqërojnë në të gjtha portat ose hyrje-daljet e mundshme të Zagrebit....Aromat e këndshme të parfumëve ose desodorantëve...Presidentja e bukur e Kroacisë dhe Mikesha e Madhe e Kosovës dhe shqiptarëve, Znj.Kolinda Grabar Kitaroviç. Dikush do thotë se femrat ose gratë janë shtyllat kryesore të familjes, popullit (kombit) , shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare në kuptimin e asaj se ato e lindin, rrisin, përgatisin dhe edukojnë edhe atë "pjesën tjetër" të familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë. Ndërkohë që një femër ose një grua e vërtetë me edukatë, kulturë, moral, karakter, disiplinë dhe emancipim të lartë akademik, intelektual dhe politik si Znj.Grabar Kitaroviç, gjithëmonë i kërkon, studion ose hulumton gjasat ose mundësitë e përbashkëta dhe të barabarta në të mirën e përgjithshme të kombit dhe atdheut. Gjithnjë fjala mbi resursët, mundësitë, kapacitetët dhe potencialet e shumëta njerëzore, natyrore, materiale, kulturore, historike, shkencore, universitare, akademike dhe të Zagrebit dhe Kroacisë. 

Atje..në Zagreb, janë edhe Jaruni, Cvjetno Nasleje, SKUC-i ose Savski Mosti etj....Dhe, një kafe metropolitane në "Gradska Kavana" të Zagrebit, një "expresso" ose "machiato" në hotel "Dubrovnik" ose "Neboder"....Një "zagrebaçko pivo" ose "konjak badel" në hotel "Interkontinental" ose "Eksplanade" të Zagrebit....! Një shetitje në Jarun, Sljeme, rreth Lumit Sava, në Gornji Grad  ose Maksimir. Zagrebi të ngjanë në një libër ose roman të madh që të magjeps dhe fascinon vazhdimisht me faqet dhe historinë e tij ekskluzive dhe tepër ekzotike ku nuk të mjaftonë vetëm një ditë ose një javë e tërë, për t´i parë, lëxuar ose shfletuar bukuritë ose atraksionet e shumëta të Zagrebit famoz. Po zhurma dhe gjallëria mahnitëse ose hipnotizuese e netëve të gjata të Zagrebit që nuk sosen kurrë! Dhe njerëzit ose qytetarët e Zagrebit të zgjuar herët me diell në sy. 

Zagrebi dhe Kroacia dikur në ish Jugosllavi, kanë qenë edhe epiqëndra ose stacioni më i rëndësishëm ose kryesor i lidhjes së shqiptarëve të Kosovës dhe hapësirave tjera shqiptare me Evropën ose Perëndimin. Ndërkohë që shteti dhe populli( kombi) i njohur kroat, ne shqiptarëve gjithëmonë na janë gjendur pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur kishim nevojë.

Në Zagreb jetojnë, punojnë, studiojnë dhe krijojnë edhe shumë shqiptar së bashku me sivëllezërit e tyre kroat.
Se këndejmi, miq dhe aleat të vërtetë natyror dhe historik i keni vetëm ata më të cilë t i ndani të kaluarën ose historinë së bashku me armiqtë e përbashkët.

Sidoqoftë, shteti dhe populli (kombi) sivëlla i Kroacisë, kanë ngritur si të thuash permendore ose lapidar të përhershëm në  shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të shqiptarëve të Kosovës dhe gjithandej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat