Kuvendi i ShKA Agimit më 20 Maj

Kultura

Kuvendi i ShKA Agimit më 20 Maj

Më: 10 maj 2017 Në ora: 11:57
Konferenca e ShKA Agimi

Anëtarët e ShKA Agimit sot mbajtën konferencë për media ku shpalosën detaje rreth organizimit të Kuvendit të Anëtarëve, që është caktuar për datën 20 Maj 2017. Në mesin e veprimeve që po ndërmerren në përgatitje të Kuvendit të Anëtarëve janë edhe hartimi i dokumenteve të brendshme dhe verifikimi i anëtarësisë së shoqatës. Sipas anëtarëve, në takimin e Kuvendit do të diskutohen dhe miratohet statuti i ri, rregulloret e reja dhe plani zhvillimor, si dhe do të zgjedhen të gjitha organet e brendshme të ShKA Agimit. Në këtë konferencë u bë e ditur se deri në këtë moment, nga procesi i verifikimit të anëtarëve ka rezultuar regjistri me afër 150 anëtarë të shoqatës.

Anëtarët e ShKA Agimit edhe një herë përsëritën zotimin e tyre për bashkëpunim me të gjithë drejt gjetjes së zgjidhjeve të duhura për pakënaqësitë e kohëve të fundit. Për këtë arsye, në konferencën e sotme u ripërsërit ftesa për pjesëmarrjen e të gjithëve në Kuvendin e 20 Majit, ku të gjithë anëtarët pa përjashtim do t’i marrin vendimet meritore për të mirën e shoqatës.

Duke e rikonfirmuar përkushtimin tonë për të vendosur rend dhe për ta zhvilluar ShKA Agimin, edhe një herë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vullnetit të mirë që, sikurse deri tani, të vazhdojnë të jenë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të mirën e ShKA Agimit.

Kuvendi i Anëtarëve i ShKA Agimit mbahet më 20 Maj 2017, në ndërtesën e shoqatës në qendër të qytetit dhe fillon në orën 11.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat