Njeriut me shpirtin e sakrificës - Bota Sot
Njeriut me shpirtin e sakrificës

Kultura

Njeriut me shpirtin e sakrificës

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 10 gusht 2017 Në ora: 09:42
Foto ilustruese

Me shpirtin e sakrificës

Përmes territ e ferrit depërtoi

Për t’ia siguruar vendin dritës

Të gjitha pengesat i eliminoi.

 

Pansllavistë pati përballë

Çakej tanë, butakë e mizantropë

Që të gjithë i shpërbleu me plumb e zjarr

Për të frymuar lirshëm mbi këtë tokë.

 

Betimin për lirinë e atdheut e realizoi

Me vizionin e qartë për ardhmëri

Një nga një të gjitha sfidat i eliminoi

Si meteor shpërtheu retë qiellit n’kaltëri.

 

Pa u hamendur, pa u frikësuar

Ky burrë i vërtetë në vazhdimësi

Për punë të mbara i përkushtuar

Duke ndriçuar rrugën për në ardhmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat