Sa po respektohet pozita e mësuesit në Kosovë

Kultura

Sa po respektohet pozita e mësuesit në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 8 shtator 2018 Në ora: 11:41
Dr. Artan Haziri

Mësuesi është prindi i dytë dhe modeli i dytë për qdo fëmijë.. Qdo femijë e ka model prindin dhe  pastaj mësuesin. Sa e ka sot mesuesi respektin dhe fuqin për të ndryshuar rrugen e nxënësve?

Është një temë aa e ndërlikuar , aq edhe komplekse. Para 20 viteve , mësuesi kishte të drejte që nxënësin ta rrahe, ta dënoje dhe ky i fundit nuk kishte guxim me tregu në shtëpi se rrahej për heren e dytë. 

Në këtë kohë respekti për mësuesin ishte shumë i  madhë. Nëse nxënësi e takonte mësuesin në rrugë, skuqej nga respekti dhe frika se mos nuk mundë ta respektonte ashtu si e meriton.

Si është sot kjo gjendje ?

Sot, mesuesi nuk ka të drejtë të përdorë dhunë edhe kur ajo është shumë e  nevojshme. Këtu, nuk e kam fjalen te një dhunë e tepruar, por femijët duhet të kenë friken se kur nuk e degjon mësuesin, edhe mund të ndeshkohen. Nxënësit, sot kanë pak respekt ndaj mësuesve. Për diqka të vogel, reagojne dhe i ftojne edhe prindërit që  edhe ata të vin në shkollë. Kjo e dëmton të ardhmen e fëmijëve, se ata mendojn se gjithqka zgjidhet kështu. 

Fëmijët duhet kuptuar se mësuesi e ka për të ardhmen e tyre. Më e keqja është se nëse nxënësi nuk i ka të gjitha notat 5 , shkojnë dhe intervenojne dhe i rregullojnë ,i bëjnë të gjitha 5.

Kjo e shëmton të ardhmen e fëmijëve , se fëmijët po rriten të genjyer se janë të gjithë të shkelqyer, që nuk ndodhë  askund në botë. 

Kur vjen koha e studimeve, po rexhistrohen ku po deshirojnë, psh në mjekësi. Paramendoje një mjekë , që nuk ka meritu më shumë noten 2 ose 3.

Nuk është fajtor ky mjek, por prindi i tij që e rriti me gënjeshtra. 

Fëmijet duhet ti dinë aftësit e tyre dhe ne si prindë të investojme aty ku ata kanë prirje dhe më shumë  aftësi, e jo ti mashtrojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat