"Shënimet e Krimbit Smolinski" është romani më i ri i autorit Azem Deliu, që do të promovohet për herë të parë në mesin e shumë librave në Panairin e 21-të të Librit në Tiranë.
Një pjesë të këtij romani, Deliu e ka shkruar gjatë qëndrimit në Rezidencën e Artistëve në Poloni, e për lexuesit po e sjellë në panair shtëpia botuese "Onufri".
Romani ka kryepersonazh një shkrimtar polak i cili ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë, dhe ndeshet me mentalitetin vendas të pasluftës.
Ndryshe, ky është libri i tretë nga autori Deliu, i cili bëri bujë me romanin "Puthësi i paligjshëm", që së fundmi u botua edhe në gjuhën angleze.