Jeta ime në një poezi

Kultura

Jeta ime në një poezi

Nga: Jan Kosova Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 22:10
Jan Kosova

Kërkon që në një poezi ta përshkruaj jetën time
Mendove se më në fund mua ngushtë më zure
E jeta është e gjatë dhe e mbushur me kujtime
Më duhet ta pranoj, para një dileme ti më vure

Nuk e di, gjysmë shekulli, a mund ta përshkruaj
Në vëtëm katër vargje, në një strofë të poezisë
Gati tri dekada i kam kaluar larg në dhe të huaj
Gati tri dekada me ty bukuroshja e Dardanisë

Kërkon që në një poezi ta përshkruaj jetën time
Mendove se më në fund ngushtë më zure mua
Mirëpo për ta përshkruar çdo vit të jetës sime
Më mjafton një varg i vëtëm, dy fjalë; "Të dua".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat