Për policin Izet Demaj ishin të papërballueshme plagët e rënda që kishte marrë pas një përballje me një person i cili dyshohet se kishte në plan të grabiste një bankë në Istog.
Vdekjen e policit Demaj, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
“Gjatë intervenimit policor në një bankë, është plagosur një polic i njëjti ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Pejës. Ne jemi duke hetuar rastin, për momentin nuk mund t’iu japim më shumë informata”, ka thënë ai në një bisedë për mediat vendore.