Marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë? – Flet Vuçiq

Lajme

Marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë? – Flet Vuçiq

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 22:11
Aleksander Vuçiq dhe Donald Trump

Presidenti serb Aleksander Vuçiq nuk beson se do të ketë marrëveshje të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. 

Në një intervistë të dhënë për RTS ai komentoi deklaratën e këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Bekim Qollakut, i cili tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet në Uashington. 

“Çfarë të nënshkruajmë në Uashington?” tha Vuçiq duke aluduar se nuk ka marrëveshje.

Ai po ashtu foli edhe për serbët në Kosovë dhe taksën prej 100% ndaj produkteve serbe. Presidenti serb e quajti taksën të paligjshme dhe politikë arrogante të Prishtinës. 

Vuçiq e përsëriti deklaratën e njohur se Serbia do të kujdeset për qytetarët e saj në Kosovë dhe nuk do t’i lënë të vdesin urie. 

Ndërsa për komentet e presidentit Hashim Thaçi se vrasësit e politikanit Oliver Ivanoviç gjendën në Beograd, presidenti serb tha: “Kush jep këso lloj deklarate duhet të thotë emra, mbiemra dhe ne do t’i arrestojmë”.

Ndërsa për protestat që po bëhen në Serbi kundër tij, Vuçiq tha se nuk i interesojnë dhe se nuk është i interesuar t’i dëgjojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat