“Kosova do të përballet me vendime të rënda në procesin e dialogut”

Lajme

“Kosova do të përballet me vendime të rënda në procesin e dialogut”

Nga: D. B. Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:00
Imet Rrahmani

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së Imet Rrahmani, pothuajse çdo fundvit e kalon me familjen e tij të dashur

Në një prononcim për “Bota sot” ai ka thënë se Vitin e Ri 2019, do të kremtojë në shtëpinë e tij, pranë njerëzve më dashur. Po ashtu ai ka shprehur brengën e tij,  duke thënë se viti 2019 mund të jetë edhe një vit i sfidave të mëdha politike dhe ekonomike.

“Më vjen keq, dhe urojë të gabohem, por mendoj se Viti i Ri 2019, do të jetë vit i sfidave të mëdha politike dhe ekonomike, pasi Kosova do të përballet me vendime të rënda në procesin e dialogut, me procese të reja elektorale dhe me sfida ekonomike si pasojë e keq menaxhimit dhe keq projektimit të buxhetit të shtetit në vitin që lamë pas. E them këtë  nga frika, pasi dëshirojë më të mirën për vendin tonë”, ka thënë deputeti Rrahmani.

Megjithatë ai ka uruar të gjithë lexuesit e “Bota sot” kudo që janë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Uroj që në Vitin 2109 Kosova të ecë në rrugë të stabilitetit dhe jo të anarkisë”, është shprehur deputeti Imet Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat