“Mos kërkoni tolerancë për ata që kërkojnë gjakderdhje, nënshtrim dhe zhdukje fizike të shqiptarëve”

Lajme

“Mos kërkoni tolerancë për ata që kërkojnë gjakderdhje, nënshtrim dhe zhdukje fizike të shqiptarëve”

Nga: N.Sh Më: 6 janar 2019 Në ora: 11:30
Foto nga Gjakova

Analisti politik, Arbër Gashi fton ambasadorët e akredituar në Kosovë të solidarizohen me nënat gjakovare dhe mos të bien pre e terrorit psikologjik të pelegrinëve të rrejshëm.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, vendi ynë ka nevojë për një periudhë të ndriçimeve.

Sipas tij, nuk duhet të kërkohet gjakderdhje, nënshtrim dhe zhdukje fizike të shqiptarëve.

Ja postimi i plotë:

Në emër të doktrinave monoteiste, përjashtuese dhe armiqësore, nuk mund të promovohet paqja e përhershme mes njerëzve. Andaj, i ftoj Ambasadorët e akredituar në Kosovë të solidarizohen me nënat gjakovare dhe të mos bien pre e terrorit psikologjik të pelegrinëve të rrejshëm. Vendi ynë ka nevojë për një periudhë të Ndriçimeve, ashtu siç ndodhi në pjesën perëndimore të kontinentit. Doktrinat religjioze që nuk i janë nënshtruar një reflektimi të bazuar mbi Ndriçimet, si ortodoksia politike dhe islami politik, paraqesin rrezik permanent për paqen dhe stabilitetin në Europën juglindore. Të kuptohemi drejt, mos kërkoni tolerancë për ata që kërkojnë gjakderdhje, nënshtrim dhe zhdukje fizike të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat