Daçiq: Ruajtja e paqes në regjion interes i NATO-së dhe Serbisë

Lajme

Daçiq: Ruajtja e paqes në regjion interes i NATO-së dhe Serbisë

Nga: F.B Më: 16 janar 2019 Në ora: 20:41
Ivica Daçiq dhe Luçano Portolan

Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka takuar sot krye shefin e shtabit të komandës së NATO-së dhe forcave të bashkuara në Napoli dhe shefin elementit komandues të BE-së gjeneral  nënkolonelin Luçano Portolan, ndërsa bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësinë me dialogun politik ndërmjet Serbisë dhe NATO-së, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Në kumtesën pas takimit thuhet se të dy palët kanë shprehur kënaqësinë me bashkëpunimin civil dhe ushtarak në shumë fusha që po realizohet në kuadër të Partneritetit për Paqe, me respektimin e neutralitetit ushtarak të Serbisë nga ana e Aleancës.

Bashkëbiseduesit kanë përmendur pjesëmarrjen aktive të Serbisë në shumë misione dhe operacione nën ombrellën e OKB-së dhe BE-së dhe gatishmërinë në koordinimin dhe bashkëpunimin në luftimin e terrorizmit dhe situatave të jashtëzakonshme dhe sfidat e sigurisë.

Nga dy palët është vlerësuar bashkëpunimi në terren ndërmjet Ushtrisë së Serbisë dhe misionit të KFOR-it në qëllimin e implementimit të rezolutës 1244 dhe marrëveshjes teknik-ushtarake.

Daçiq ka potencuar se prania e pa zvogëluar e KFOR-it  është me rëndësi në garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore e fetare të serbëve në krahinë.

Ai ka vlerësuar me rëndësi garancionin e NATO-së se forcat e FSK dhe formacionet tjera ushtarake të shqiptarëve nuk mund të angazhohen në very pa pëlqimin e NATO-s përkatësisht komandantit të KFOR-it dhe serbëve .

Nisur nga fakti se e kaluar nuk mund të ndryshohet, sikurse as ngjarjet e vitit 1999, por mund të ndikohet në ardhmërinë, kështu që Serbia dhe NATO kanë interes të përbashkët ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në regjion përmes thellimit të bashkëpunimit ashtu që agjenda pozitive të mund të zhvillohet në të mirë të dy palëve.

Gjeneral – nënkolonel Portolan ka theksuar se Serbia është një nga partnerët më të mirë të Aleancës, faktor kyç në stabilitetin e regjionit, andaj për këtë NATO bënë përpjekje të posaçme në avancimin e aktiviteteve kualitative edhe kuantitative që realizohen me qëllim forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në regjion.

Ai na nënvizuar se është I qartë përcaktimi I KFOR-it në vazhdimin e realizimit të mandatit që I është besuar nga ana e këshillit të sigurimit të OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat