AAK i kërkon falje Isa Mustafës

Lajme

AAK i kërkon falje Isa Mustafës

Më: 23 janar 2019 Në ora: 15:13
Isa Mustafa

Pas deklaratës së deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, se ish-kryeministri Isa Mustafa është një “xhenaze vertikale politike”, kanë reaguar nga AAK-ja, të cilët me anë të një letre drejtuar medieve i kërkojnë falje Mustafës.

“AAK, i kërkon falje Ishkryeministrit Mustafa dhe LDK-së për gjuhën e përdorur nga deputeti Bekë Berisha”.

“Besojmë se mënyra se si është shprehur deputeti Berisha ka qenë e paqëllimtë! Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e përcaktuar për një gjuhë të kujdesshme në diskursin publik”, thuhet në letrën e AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat