Mbi 50 punëtorë të kompanisë së deputetit Kelmendi protestojnë sot kundër largimit nga puna

Lajme

Mbi 50 punëtorë të kompanisë së deputetit Kelmendi protestojnë sot kundër largimit nga puna

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 04:39
Elkos

Mbi 50 punëtorë të kompanisë “Elkos”, që është pronë e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, kanë paralajmëruar protestë për nesër për shkak të, siç thonë, ndërprerjes së njëanshme dhe të paarsyeshme të kontratave të punës nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.

Protesta do të mbahet në pikën e kompanisë në Zahaq të Pejës.

Esat Demaj, njëri nga punëtorët e larguar, tha për KALLXO.com se nesër do të protestojnë për shkak se janë larguar pa paralajmërim.

“Arsyeja e protestës është shkëputja e kontratës në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim nga stafi menaxhues dhe na kompania ‘Elkos Grup’. Kjo ka ndodhur para tri ditëve, saktësisht të martën”.

Ai tregoi se punëtorët e larguar kanë pasur pozita të ndryshme në këtë kompani, ndërsa vetë ishte punëtor sektorist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat