Vuçiq: Shqiptarët dhe serbët duhet të jetojnë në paqe në vatrat e tyre - Bota Sot
Vuçiq: Shqiptarët dhe serbët duhet të jetojnë në paqe në vatrat e tyre

Lajme

Vuçiq: Shqiptarët dhe serbët duhet të jetojnë në paqe në vatrat e tyre

Nga: F.B Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 21:09
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në bisedë me përfaqësuesit serbë të Bujanovcit ka theksuar se shteti do të bëjë gjithçka është e mundur që banorët të mbeten të jetojnë në vatrat e tyre shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq ka theksuar se buxheti shtetëror ka mjete për të ndihmuar banorët e kësaj zone në përmirësimin e jetës, por kërkohen projekte. Këtë e tha pasi dëgjoi banorët e Bujanovcit ndërkohë që theksoi se rruga Ljiljance – Bogdanovac do të përfundoj shpejtë dhe do bëhet përpjekje të zgjidhet problemi i banjës së Bujanovcit, sikurse edhe kanalizimin, thertores, komunalive edhe gjëra tjera të nevojshme.

Ai theksoi se shteti ka tentuar të gjejë donator për banjën, por nga disa prej tyre, asnjëri nuk ka përmbushur kriteret e përcaktuara, ndërsa me 200 milionë nga buxheti do ndërtohet kanalizimi në lagjet afër qytetit të Bujanovcit.

" Kam shikuar frikë për mungesë të punës, e di kur u shkatërruan fabrikat, e di kush i shkatërroi, por është obligimi ynë të ndryshojmë situatën. Të arrijmë që njerëzit të ndihen si në shtëpi të vetë në vendin e vetë", ka thënë Vuçiqm duke shtuar se mendon se “ serbët dhe shqiptarët kanë hallet e njëjta , andaj i do të vij më shpesh në këtë zonë”.
" Dua të kuptoni, unë i di hallet tuaja, dhe sa më vështirë e keni se unë në Beograd, por ju them se nuk mundet shteti të thith çdo gjë", tha ai.

Kryetari i Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanovc e Medvegjë Zoran Stankoviç ka thënë se nuk ka probleme ndër etnike ën Bujanovc, ndërsa shkalal e krimit është më e vogël se në vendet tjera të Serbisë.

Vuçiq: Serbët dhe Shqiptarët duhet të jetojnë së bashku në paqe

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë së bashku në paqe. Ai ka pranuar se bisedat nuk ishin të lehta pasi njerëzit jetojnë në varfëri por shteti do të përpiqet për mirëqenien e tyre.

" Besoj se dobi do të kenë edhe shqiptarët edhe serbët", ka thënë ai pas vizitës në fabrikën Jumko.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...