Provokimi serb i radhës: Administratori i Ujmanit - Jemi të gatshëm edhe për skenarin më të keq

Lajme

Provokimi serb i radhës: Administratori i Ujmanit - Jemi të gatshëm edhe për skenarin më të keq

Nga: F.B Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 23:39
Liqeni i Ujmanit

Administratori i Ujmanit, Marko Vuloviç, nuk përjashton mundësinë që shqiptarët të mendojnë për marrje me dhunë të Ujmanit, shkruan “Sputnjik” transmeton “Bota Sot”, duke shtuar se kjo do të kishte pasoja për të dy palët.

“Nuk mendojmë se është e pamundshme të marrin me dhunë Ujmanin, por kjo do të kishte pasoja të paparashikueshme për të dy palët. Nuk jemi të sigurt se shqiptarët nuk mendojnë për skenar të atillë”, ka thënë Vuloviç duke analizuar situatën pas tentimit të Prishtinës të uzurpojnë pasurinë shtetërore të Trepçës përmes ligjit për statut.

Ai ka shtuar se administrata e Ujmanit në kontakt me shtetin tonë për të sjell vendime parandaluese për të evituar “idetë e atilla të marr". 

"Natyrisht jemi të gatshëm edhe për skenarin më të keq, ndonëse sinqerisht shpresoj se nuk do të vij tek ajo dhe do të zgjidhim këtë normalisht me bisedime ", theksoi ai duke shtuar se as për serbët as për shqiptarët nuk është interes që mos të punoj elektrana. 

Duke komentuar deklaratën e presidentit të institucioneve të Prishtinës Hashim Thaçi se Ujmani është “ resurs i shtetit të Kosovës ", Vuloviç ka thënë se pronësia serbe ndaj Ujmanit e padiskutueshme duke potencuar se ky objekt është financuar edhe ndërtuar nga Serbia, " si nga burime të brendshme po ashtu edhe të jashtme". 

Ai përkujtoi se për ndërtimin e Ujmanit është marr kredi nga Banka Botërore, që Serbia e ka kthyer."Prishtinës këtu nuk i takon asgjë, në shtetin mbetet të bisedoj për ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurisë që e ka ndërtuar dhe paguar", tha Vuloviç. 

Në Ujman ende e kanë të freskët vizitën e Njësisë special në liqen, ndërkohë që gjendja është e qetë. Klima politike është e ngarkuar pas taksës 100 për qind që ka shtuar tensionet dhe mund të ketë rrjedhë të paparashikueshme. 

"Nuk mund të flasim për siguri të Ujmanit, pro po analizojmë situatën në mënyrë që me kohë të mund të vendosim për mbrojtjen e sistemit që është me rëndësi vitale për zhvillimin dhe ekzistencën tonë ", porositi Vuloviç. 

Liqeni është i rëndësishëm për furnizimin me ujë, pasi llogaritet se rreth 700 mijë qytetarë pinë ujë nga liqeni i Ujmanit, ku vetëm Prishtinës Brenda një viti i ofrohen 115 milionë kub ujë, por edhe termo-elektranave Kosova A dhe B në Obiliq. 

" Nëse do të ndalnim rrjedhjen e ujit vetëm për 8 orë, nuk do mund të prodhohej rryma elektrike në termolektranat e tyre dhe kjo do kishte pasoja: në prodhim, furnizim të qytetarëve me ujë, formalisht shuhet jeta në Kosovë. Por ne nuk mendojmë për këtë edhe përkundër taksave që na janë vendosur", porositi Vuloviç. 

Administratori i liqenit të Ujmanit mendon se duhet të gjendet një zgjidhje politike por edhe zgjidhje për pagesën e ujit, pasi shqiptarët nuk e paguajnë. 

"Ai që kontrollon Ujmanin formalisht kontrollon jetën në Kosovë, kështu që shteti duhet të vazhdoj të mbaj Ujmanin nën kontrollin tonë",  përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat