Haradinaj falënderon Arineta Mulan për promovimin e imazhit të Kosovës

Lajme

Haradinaj falënderon Arineta Mulan për promovimin e imazhit të Kosovës

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 10:34
Ramush Haradinaj dhe Arineta Mula

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim alpinisten Arineta Mula.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, flamuri i Kosovës po valon në majet më të larta botërore, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula.

Postimi i plotë:

Flamuri i Kosovës po valon në majet më të larta botërore, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula. Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin për përvojën e saj unike dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat