Shala: Kosova gradualisht po kthehet në vend atraktiv për investitorët e huaj

Lajme

Shala: Kosova gradualisht po kthehet në vend atraktiv për investitorët e huaj

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:50
Endrit Shala

Endrit Shala ministër i Tregtisë dhe Industrisë përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se, dy investitorë strategjik i kanë përmbushur kriteret teknike për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit nga ana e grupit operacional të cilin e themeluam sot me vendim të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike.

Ai shkruan se, këto dy investime kapin vlerën e 394 milionë eurove, dhe janë investimet e huaja më të mëdhaja direkte në Republikën e Kosovës, përcjell "Bota Sot".

Postimi i plotë: 

Edhe dy investitorë strategjik i kanë përmbushur kriteret teknike për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit nga ana e grupit operacional të cilin e themeluam sot me vendim të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike.

Subjektet aplikuese “Solar Kosova 2020” dhe “KelKos-Energy Peja SH.P.K” planifikojnë të investojnë në Kosovë 225 milionë euro.

“Solar Kosova 2020” planifikon investimin e 128 milionë eurove në Komunën e Obiliqit dhe “KelKos-Energy Peja SH.P.K” 97 milionë në Komunën e Pejës. Të dyja këto projekte në energji alternative.

Fal ndryshimeve të bëra në aktet nënligjore të Ligjit për Investime Strategjike, Kosova gradualisht po kthehet në vend atraktiv për investitorët e huaj.

Këto dy investime që janë në procedurë e sipër dhe investimi i “SOWI Kosovo” L.L.C kapin vlerën e 394 milionë eurove, dhe janë investimet e huaja më të mëdhaja direkte në Republikën e Kosovës.

E.SH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat