Daçiq: Disa vende e duan Kosovën në formën e tashme

Lajme

Daçiq: Disa vende e duan Kosovën në formën e tashme

Nga: F.B Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 19:16
Ivica Daçiq

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçqi ka deklaruar sot se pas paraqitjes së sërishme të Kosovës për pranim në Interpol nuk kupton nevojën e nxitjes së jo stabilitetit sepse përsëri kjo pëprjke nuk do të ketë sukses, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

"Rezultati për Kosovën do të jetë edhe më i keq“, tha ai gjatë vizitës në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit. Sipas tij, pasi dialogu me Prishtinën është ndërprerë dhe është vështirë të flitet për një kompromis, por disa vende evropiane, për shkaqet e tyre nuk duken të entuziazmuara me caktimin e kufijve. Ato vende, sipas vlerësimit të tyre duan Kosovën në formën e tashme dhe që ato të udhëheqin procesin".

"Derisa Kosova nuk heq taksat është iluzore të flitet për dialog “, konstatoi Daçiq, duke shtuar se nuk kupton pse rreth caktimit të kufijve është “ ngritur kaq pluhur”.

Sipas tij Serbia ka mundësi të reja për ide që do përbënin kompromis me Prishtinën dhe pikën bazë për bisedime sipas dokumenteve të Kuvendit si i ka pala tjetër. Ai ka vlerësuar se me globalizimin botëror panairi është bërë “hapësirë” për mundësi edhe lidhje të reja dhe përbën derë për "dalje të Serbisë në botë dhe hyrje të botës në Serbi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat