Sava Janjiç: Zgjidhja për Kosovën e rrezikshme

Lajme

Sava Janjiç: Zgjidhja për Kosovën e rrezikshme

Nga: F.B Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:52
Sava Janjiç

Igumeni i Manastirit “Visoki Deçani” Sava Janjiç tërhoqi vërejtjen se për shkak të disa zgjidhjeve politike që po përmendën mund të ndodhë që populli serb të zhduket nga Kosova, duke nënvizuar me këtë rast idenë e caktimit të kufijve, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

„ Sot po përballemi me përvoja të hidhura të mëdha, sepse në zgjidhje të caktuara që kërkohen në planin politik mund të ndodhë që populli ynë plotësisht të shkojë nga këto hapësira, përkatësisht më shumë se asnjëherë më herët në histori “, ka thënë igumeni Sava.

Ai ka thënë se pyetjes se çfarë do të ndodhë në një zgjidhje të tillë me Kishën Ortodokse Serbe, sepse kur flitet për „ caktimin e kufijve mes dy popujve “ nënkupton se atje „ ku jeton një jeton, nuk ka të dytë, ku jeton i dyti nuk ka të parë “. Igumeni Sava ka theksuar se serbët dhe shqiptarët „ janë të lidhur historikisht në shumë mënyra“ dhe kanë pasur edhe lidhje krishtere në periudhat e mëhershme por edhe sot.

„ Por sot në ideologjitë që mbizotërojnë në këto hapësira, ekziston një shkallë e lartë e jo tolerancës edhe ndaj popullit tonë edhe vendeve të shenjta, që shihen si rrezik për vendosjen e një identiteti të ri kulturor edhe politik “, ka thënë Sava. Sipas fjalëve të tij, ajo me të cilën përballen sot populli serb dhe Kisha në Kosovë është shumë specifike dhe „ ndoshta shumë më e rrezikshme “ se që ka ndodhur në periudhat e hershme historike. „ për këtë ne si Kishë, si popull, si shenjtëri, monah me episkopin tonë kemi dërguar apel”. Për shkak të zgjidhjes që mund të kenë pasoja afatgjata dhe të rrezikshme “, ka thënë igumeni i “Visoki Deçani”, duke përkujtuar se apeli ishte dërguar qysh verës. „Pra , kjo nuk është diçka që është lidhur me politikë, aq më pak për parti politike “, nënvizoi ai duke shtuar se Kisha është ajo që „ ndërlidh dhe bashkon“, ka thënë igumeni Sava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat