Vuçiq: Thonë se marrëveshja është afër – është larg me kilometra drite

Lajme

Vuçiq: Thonë se marrëveshja është afër – është larg me kilometra drite

Nga: F.B Më: 2 mars 2019 Në ora: 14:44
Aleksandar

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjeve në Instagram ka pranuar shumë pyetje që ndërlidhen me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka porositur se “Serbia do investoj gjithnjë e më shumë dhe do të luftojë për jetën më të mirë të qytetarëve, pa marr parasysh a jetojnë në jug apo veri të Kosovës.

"Shumë pyetje erdhën për Kosovën. Disa thonë se duhet të lirojmë nga barra që bartim 20 vite të gjithë Serbinë dhe jot ë kontrollojmë Kosovën. Të tjerët thonë se duhet të kthejmë çdo gjë që kemi humbur, ndërsa tjerët se duhet kundër të parëve dhe të dytëve “, sqaroi Vuçiq ne rrjetin social. 

Vuçiq ka nënvizuar se ajo që është me rëndësi për njerëzit që kanë dërguar pyetje për Kosovën, që Serbia do të investoj gjithnjë e më shumë dhe të luftojë për jetën më të mirë pa marr parasysh jetojnë në jug a veri të Kosovës. 

"Nuk bëjmë ne atë dallim, atë dallim e bëjnë shqiptarët sepse për ata çdo gjë në jug ka përfunduar dhe duan të rrëmbejnë veriun dhe në përgjithësi të përmbyllin siç thonë pavarësinë e shtetit dhe tërësinë territoriale. Puna jonë është të ruajmë shtetin“, nënvizoi ai. 

Ai porosit njerëzit se duhet të kuptojnë se Serbia duhet të bisedoj. 

"Pikërisht për këtë dëgjoi nga përfaqësuesit shqiptarë se marrëveshja është afër, ndonëse është kilometra drite larg, ashtu që të akuzojnë Serbinë si fajtor për mos arritje të marrëveshjes. Për këtë duhet të insistojmë në përpjekjet për kompromis. Po ashtu e dimë se çdo moment çka është puna dhe detyrat tonë dhe me çfarë vendosmërie duhet të mbrojmë interesat kombëtare “, ka thënë ai. 

Vuçiq u falënderuar serbëve të Kosovës që ruajnë pronat dhe trojet e veta dhe kujdesen jo vetëm për ardhmërinë  e vetë por edhe të vendit të vetë duke shtuar se Serbia do vazhdoj të mbështes dhe ndihmoj me më shumë energji se deri tani. Ndër shumë porosi Vuçiq ka shkruar se: “Të nderuar qytetarë, faleminderit për besimin dhe pyetjet e shumta. Sot kam arrit të përgjigjem vetëm në disa, ju lus për mirëkuptim. Përgjigjet në pyetjet tjera do të merrni në ditët në vijim ". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat